Zgjedhjet në Poloni 

Polonia mban sot zgjedhjet parlamentare! Në rrezik qeveria dhe e ardhmja e Europës

15 Tetor 2023, 10:49| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 10:54

  • Share

Qytetarët polakë votojnë këtë të dielë për përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament. Procesi ka nisur në orën 07:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 21:00. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të jenë vendimtare për lidhjet e ardhshme të këtij shteti me Bashkimin Europian dhe Ukrainën fqinje.

Në garë për të dominuar rezultatet e këtyre zghjedhjeve janë tre parti. Sipas sondazheve, të cilat i atribuohen 33-36% të votuesve, megjithëse një rënie e mprehtë krahasuar me 43,6% në 2019-ën, partia konservatore dhe populiste "Ligj dhe Drejtësi" (Pis) e udhëhequr nga Kaczynski kryeson deri më tani.

Aleanca elektorale centriste dhe pro-evropiane "Koalicioni Qytetar" (KO) e ish-presidentit të Këshillit Evropian Tusk rënditet e dyta.

Por me sistemin kompleks zgjedhor polak, ky afirmim nuk do të mjaftojë për një mandat të tretë për Pisin, i cili do të ishte i paprecedentë në historinë e shkurtër parlamentare demokratike polake që filloi në 1989 falë Solidarnosc.

PiS është zotuar se do t’i çojë përpara reformat kontroverse në gjyqësor, të cilat beson se synojnë çrrënjosjen e korrupsionit, mirëpo të cilat në BE shihen si dëmtuese të demokracisë.

Këto përplasje kanë rezultuar me fonde të ngrira të BE-së për Poloninë, në vlerë të miliarda eurove.

Fushata është karakterizuar me sulme personale ndaj Tuskut nga partia në pushtet, e cila e ka akuzuar atë se po punon në interes të Gjermanisë, Rusisë dhe BE-së.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të jenë të hapura deri në orën 21:00 për rreth 29 milionë banorë që kanë të drejtë vote.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?