Bota

Polonia mbyll kufijtë për migrantët, akuza ndaj Bjellorusisë

9 Nëntor 2021, 14:57| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 15:20

  • Share

Autoritetet polake e bjelloruse shkëmbyen akuza të martën, ndërsa një grup migrantësh kanë mbetur në anën bjelloruse të kufirit mes dy vendeve.

Polonia thotë se migrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme, po inkurajohen të hyjnë në Poloni, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, nga qeveria e Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Në një postim në Tëitter Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki shkruante se është në interesin e Polonisë të mbyllë kufirin e saj dhe se me veprimet e Bjellorusisë "stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së është në rrezik".

Bjellorusia i mohon akuzat duke i cilësuar atë si të pabaza në një njoftim të lëshuar nga ministria e Mbrojtjes e këtij vendi.

Tensionet ishin të mëdha përgjatë kufirit të hënën, por policia polake tha të martën se situata paraqitej e qetë gjatë natës./VOA/

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?