Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi

Sport

Polonia pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

4 Korrik 2018, 07:35| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 07:43

  • Share

Adam Nawalka ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares së Polonisë, pas zhgënjimit të saj në Botërorin e Rusisë, ku u eliminua që në fazën e grupeve.

Kjo vendimmarrje ishte e pashmangshme për të, sepse nuk mundi të mbante së bashku një dhomë zhveshjesh të ndarë, me Lewandowski të izoluar dhe kritikuar. Për zëvendësuesin e Nawalka, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zibi Boniek, do të kishte një zgjidhje italiane në mendje.

Në garë do të jenë Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, dhe Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë. Kështu njofton prestigjiozja e njohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”.

Kujtojmë se Polonia do të përballet me axurrët më 7 shtator, në Bolonjë, në ndeshjen e parë të të sapokrijuarës, Liga e Kombeve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?