Një ushtar ukrainas në një anije dje më 12 janar 2022

Polonia paralajmëron: Në Evropë rreziku për një luftë është më i madhi në 30 vite

13 Janar 2022, 12:59| Përditesimi: 13 Janar 2022, 16:45

  • Share

Evropa është më afër luftës sesa ka qenë më parë në këto 30 vjet. Paralajmërimi është bërë nga ministri i Jashtëm i Polonisë. Duke iu drejtuar të dërguarve nga 57 anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Zbignieë Rau nuk përmendi Rusinë, por renditi një varg konfliktesh në të cilat pretendohet përfshirja e Moskës.

"Duket se rreziku i luftës në zonën e OSBE-së është tani më i madh se kurrë më parë në 30 vitet e fundit," tha Rau, në një fjalim duke përshkruar prioritetet e vendit të tij ndërsa mban kryesimin e radhës të OSBE-së këtë vit.

"Për disa javë ne jemi përballur me perspektivën e një përshkallëzimi të madh ushtarak në Evropën Lindore."

Polonia është ndër anëtarët e NATO-s që janë më të ashpër në përballjen me ato që ajo i sheh si ambiciet revizioniste të Rusisë në Evropën Lindore.

"Ne duhet të fokusohemi në një zgjidhje paqësore të konfliktit në dhe rreth Ukrainës," shtoi Rau, duke bërë thirrje për "respektim të plotë të sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht".

Rusia ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj me Ukrainën, e cila tashmë po lufton me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të saj. Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Bisedimet e së enjtes në Vjenë do të jenë të parat këtë javë ku Ukraina do të përfaqësohet atje vetëm në një nivel të ulët ambasador. Bisedimet ministrore midis Rusisë dhe SHBA-së në Gjenevë të martën dhe midis Rusisë dhe NATO-s në Bruksel të mërkurën nuk arritën të japin përparim të qartë.

Kremlini dha të enjten një vlerësim të zymtë të bisedimeve të sigurisë së Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n këtë javë, duke i përshkruar ato si "të pasuksesshme" dhe duke thënë se kishte mosmarrëveshje për çështje themelore.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?