Fernando Santos

Humbi me Shqipërinë, Polonia shkarkon trajnerin Santos, golat e Asanit dhe Dakut ndëshkojnë portugezin

13 Shtator 2023, 18:29| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 18:42

  • Share

Trajneri portugez Fernando Santos është shkarkuar të mërkurën (13 shtator) nga kombëtarja e Polonisë tre ditë pas humbjes 2-0 në Tiranë përballë kuqezinjve.

Golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut shkarkuan trajnerin e Polonisë, i cili largohet nga pankina polake pas rreth nëntë muajsh, pa lënë asnjë shenjë pozitive të pranisë së tij edhe pse më herët me kombëtaren portugeze kishte arritur shumë.

Santos ishte trajner i kombëtares polake që nga janari i vitit 2023. Ai e drejtoi atë në gjashtë takime. Rekordi i tij është tre fitore (1-0 ndaj Shqipërisë, 1-0 ndaj Gjermanisë, 2-0 ndaj Ishujve Faroe) dhe tri humbje (1-3 ndaj Çekisë, 2-3 ndaj Moldavisë dhe 0-2 ndaj Shqipërisë).

Pikërisht, kjo e fundit rezultoi fatale për menaxherin portugez. Edhe pse erdhi në janar aventura e Santos nuk zgjati më shumë se 7 muaj, duke qenë se Polonia rrezikon seriozisht të mos shkojë në Europianin e 2024. Ajo renditet e katërta në grup pas Shqipërisë, Çekisë dhe Moldavisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?