“Ushtria polake është vënë në gatishmëri”, kështu njoftoi zëdhënësi i qeverisë polake, pas mbledhjes së Komitetit të Sigurisë të mbajtur sonte në Varshavë.
Ekzekutivi i Varshavës gjithashtu po vlerëson mundësinë e aktivizimit të nenit 4 të Paktit të Atlantikut, i cili parashikon mundësinë e konsultimeve ndërmjet shteteve anëtare.
“Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej Palëve“, thuhet në nenin 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Lajmi kryesor:
Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar
S.C/ReportTv.al