Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki

Bota

Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

26 Shtator, 22:30| Përditesimi: 26 Shtator, 23:02

  • Share

Presidenti i Polonisë, Karol Naëwrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen, tha zyra e tij më 26 shtator.

Polonia ka mirëpritur më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit të tyre në shkurt të vitit 2022. Shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Naërocki kishte vendosur veto në draftin e parë të tekstit që i ishte dërguar nga Qeveria polake në gusht, duke kërkuar që disa nga përfitimet për refugjatët të hiqeshin.

Kjo kërkesë rriti shqetësimet në mesin e komunitetit ukrainas, por edhe punonjësit polakë, të cilët u frikësuan se mund të humbasin punën.

Qeveria më pas përgatiti një projektligj të ri, të cilin e nënshkroi Naërocki të premten.

Varshava është mbështetëse e fuqishme e Kievit dhe po ashtu është shtet transit për armët perëndimore dhe ndihmën humanitare që shkon në Ukrainë.

Qeveria polake tha përmes një deklarate se ndryshimet në tekstin e ligjit “do të eliminojnë shkeljet që lidhen me pagesat për familjet”, veçmas për shtetasit ukrainas që nuk jetojnë në Poloni.

Po ashtu, këto ndryshime “do të adresojnë çështjen e banimit të refugjatëve ukrainas të luftës në Poloni”./REL

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?