Ndeshja Poloni-Kolumbi

Poloni-Kolumbi, ekipi që humb eliminohet nga Botërori

24 Qershor 2018, 11:54| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 11:56

  • Share

Polonia dhe Kolumbia do të ndeshen sot në orën 20:00 në sfidën e vlefshme për Grupin H me vetëdijen se ekipi që humbet shkon në shtëpi. Kjo nisur nga fakti që të dy këto skuadra, kundër çdo parashikimi, e nisën me humbje veprimtarinë.

Polonia u mposht 2-1 nga Senegal, ku goli i polakëve erdhi shumë vonë. Kolumbia humbi me të njëjtin rezultat ndaj Japonisë, në një ndeshje që u kushtëzua nga dalja jashtë me karton të kuq e Carlos Sanchez, që në minutën e tretë.

Dy skuadrat janë ndeshur vetëm një herë në të kaluarën, në atë që ishte vetëm një miqësore, e zhvilluar në vitin 2006. Fitoi Kolumbia 2-1.

Përballja e sotme do të jetë edhe një duel mes Radamel Falcao, qendërsulmuesi i Kolumbisë dhe homologu i tij polak Robert Lewandowski. Që të dy nuk arritën të shënojnë gol në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Kolumbia ka kaluar në fazën me eliminim direkt në vetëm dy nga pesë pjesëmarrjet e mëparshme në kampionatin botëror. Paraqitja e tyre më e mirë ka qenë në Brazil, përpara katër vitesh, ku u eliminuan me penallti nga vendasit në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Polonia nuk ka arritur të kalojë përtej fazës me grupe në dy pjesëmarrjet e fundit në Botëror, por mund të krenohet me faktin se e ka bërë këtë në vitet 1974 dhe 1982. Poloni-Kolumbi luhet në stadiumin Kazan Arena dhe do të drejtohet mga meksikani Ramos. Kjo sfidë mbyll edhe ndeshjet e dyta në grupe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?