Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo

Bota

Pompeo viziton të enjten Korenë e Veriut për bisedime mbi denuklearizimin

3 Korrik 2018, 06:05
  • Share

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo do të niset për në Korenë e Veriut të enjten për bisedime mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean me udhëheqësin Kim Jong Un.

Lajmi i bë i ditur nga ana e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders nëpërmjet një konference për shtyp, paraditen e të hënës.

“Për të vazhduar një punë të rëndësishme të denuklearizimit në Gadishullin Korean, Sekretari Pompeo do të largohet për në Korenë e Veriut më 5 korrik, për t’u takuar me udhëheqësin Kim Jong-un dhe ekipin e tij”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ky hap vjen pas takimit mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un, të mbajtur në Singapor më 12 Qershor.

Të dy liderët arritën një sërë marrëveshjesh me rëndësi, ku natyrisht kryesorja ishte ajo për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?