Poni pendohet për ndërhyrjet estetike: Njeriu dhe gabon, vajzat ta mendojnë mirë para se të bëjnë një ndryshim

11 Shtator 2023, 14:55| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 15:00

  • Share

Ndërhyrjet estetike tashmë janë bërë trend në mbarë botën. Për shkak të pasigurive në pamjen fizike dhe dëshirës për t’u dukur bukur, vajzat mund të bëjnë dhe zgjedhje të gabuara.

Së fundmi, këngëtarja e njohur Poni ka pranuar publikisht ndërhyrjet estetike, e cila është shprehur se është penduar që i ka bërë.

Në rrjetete saj sociale ajo ka publikuar disa foto nga mbrëmja e maturës dhe shkruan se i vetmi ndryshim nga sot në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. 

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç (përpara dy vjetësh). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkroi Poni.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?