Flamuri shqiptar

Opinion

Popujt e vegjël si Shqipëria rrezikojnë më shumë në mozaikun e ri ndërkombëtar!

26 Shkurt, 08:24| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:15

  • Share

SHBA-të në fillim të shekullit e kaluar e më së shumti me Presidentin Wilson ishin në mbrojtje të kombeve të "vegjël" duke i shpëtuar shumicën e tyre nga mos ekzistenca përmes principit e të drejtës të "Vetvendosjes".

Mbështetja e SHBA-ve ndaj kombeve të vegjël nuk lidhej vetëm me principin  bazë të demokracisë që njihet  "Vetëvendosjes" me të cilin nis edhe historia shtetformuese e tyre, por edhe me faktin, se kishin vendosur të dilnin nga politika e izolimit për të pasur një protagonizëm të ri në arenën ndërkombëtare e përballë kishin realitetin e kolonializmit që ishte një pengesë serioze për prestigjin dhe rolin e tyre ndërkombëtar.

Me mbarimin e Luftës II Botërore edhe për shkak të një realiteti të ri bipolar të bazuar në parim në ndarjen ideologjike, por në fakt edhe në forcën e ekuilibrit, Shba-të zgjodhën të forconin Europën Perëndimore duke e mbajtur në anën e demokracive.

Pas falementimit të Bashkimit Sovjetik e bashkimit të dy Gjermanive, u duk sikur Bota do të kthehej në monopolare, me fuqinë e SHBA-ve dhe me fuqi të tjera me peshë dytësore e rajonale. Në këtë periudhë, SHBA-të duke mos pasur kundërshtar të denjë përballë, filluan të eksperimentonin eksportimin e Demokracisë, por me dështime konkrete.

Ndërkohë në Rusi u mbyllë periudha Jetlsin dhe thuajse nga hiçi, por me akt trashëgimie prej tij doli në skenë Putin që në fillim u perceptua si një lider që mund të demokratizonte Rusinë edhe si një pro Perëndimor. Putin, kishte në fakt një objektivë, të forconte Federatën Ruse dhe pse jo t'a rikthente atë në rolin që i takonte sipas historisë në nivelin ndërkombëtar duke shfrytëzuar edhe dobësitë e përçarjet e Perëndimit.

SHBA-të vazhduan betejën e tyre për të demokratizuar vende të Botës të tretë sipas modelit të demokracive perëndimore edhe pse realiteti i tyre historik e social e bënte të pamundur.

Në misionin e tyre për të demokratizuar "Botën e tretë", SHBA patën disa beteja që nuk përfunduam as me demokratizim e as me aleancë ndaj tyre e ndaj Perëndimit e këtu duhet të kemi parasysh Irakun, Libinë, Afganistanin dhe në fund edhe Sirinë.

SHBA-të humbën kohë me këto konflikte pa sjellë asnjë rezultat konkret qoftë në favor të gjeopolitike së tyre, por as në mundësinë reale për t'i demokratizuar këto vende.

Ndërkoh Putin fitojë betejën e tij të parë më Çeçeni dhe po ashtu në mandatet e para të tij kalojë sfida jo pak të vogla që lidheshin me luftën ndaj terrorizmit duke krijuar përshtypjen tek Perëndimi, se ai ishte në anën e tyre, në anën e "shoqërisë" së shteteve kundër entiteteve që në themel, përtej justifikimeve me aksionet e tyre armik kryesor kishin shtetin si entitet sovraniteti.

Pas viteve '90 Europa u përballë me disa sfida të rëndësishme siç ishte nevoja e fida nismave dhe traktateve që do të forconin unitetin e saj duke i dhënë një formë juridike suo generis si dhe hedhjen në treg të monedhës euro.

Megjithatë, ajo përmes një sistemi kompleks dhe në tentativë dëshpëruese siç ishte integrimi, me disa hapa të rëndësishëm zgjerimi, nuk arriti t'a mbyll procesin e saj duke pasur parasysh sidomos Ballkanin Perëndimor.

Arena ndërkombëtare kishte dhënë sinjale të qarta se po ndryshonte në realitete të reja e kjo edhe si pasojë e rizgjimit të Kinës duke e faktorizuar shumë në gjeopolitikën botërore.

SHBA-të vazhdonin të dëshmonin se ishin, të paktën në Kontinentin europian, në anën e kombeve të vegjël e rasti më konkret ishte ndërhyrja në Kosovës kundër dhunës e gjenocidit ndaj civilëve.

SHBA-të pas mbarimit të Luftës II Botërore nxorën një mësim të rëndësishëm që ishtë: Europa jo vetëm që nuk duhet të braktisën, por ajo duhet të ringrihej, forcohej dhe për të mundësuar këtë mbështeten vazhdimit projektet e bashkimit të saj dhe po ashtu përmes Planit Marshall duke e ndihmuar fortë ekonomikisht.

Sot, situata Ndërkombëtare po ndryshon shumë e kjo nuk lidhet me faktin se ka ndryshuar Putin apo Rusia, sepse kjo e fundit nuk ka ndryshuar aspak në qëllimet e saj, por se kanë ndryshuar Shba-të me ardhjen e Presidentit Trump. Në fakt në nisjen e mandatit të tij të dytë, politika e jashtme nuk ka ndonjë term konkret që mund t'a karakterizojë, por ka një tendencë serioze për të rikonfiguruar kufijtë e largët të Europës me Rusinë pa marrë në konsideratë historikun dhe rolin tradiciona pol të Europës.

Lufta Ukrainës duhet t'a forconte Perëndimin, por ngjarjet e ditëve të fundit po dëshmojnë, se SHBA-të po largohen nga aleatët e saj tradicional europian dhe këto të fundit po duken se po braktisen në një realitet të ri me plotë të panjohura ndërkombëtar.

Ukraina është në vit e tretë të luftës së saj duke dëshmuar një rezistencë heroike e duke u shëndërruar në një mburojë serioze edhe për kufijtë e vetë Europës. Megjithatë, ajo po trajtohet në formën e një diktati të imponuar nga Rusia e SHBA-të pa u marr në konsideratë në bisedime as si vend i përfshirë drejtëpërdrejtë në një luftë të mbrojtës nga agresioni rus.

Shpesh me situatën aktuale e rastin e Ukrainës po duan t'a krahasojnë me Konferencës së Jaltës. Megjithatë, mendon se s'ka asnjë llojë hapësirë për krahasime apo justifikim.

Për herë të parë nën "epokën" Trump,  duket se Politika e SHBA-ve nuk është më në mbrojtje të popujve të vegjël duke krijuar përshtypjen e largimit të saj nga koncepti i të drejtës të vetëvendosjes së popujve, si një koncept në fakt i shpikur, promovuar e mbrojtur prej tyre.

Realiteti ri ndërkombëtar e modeli Trump duket se po krijon paqartësi të mëdha për popujt e vegjël e mes tyre e sidomos në Ballkan bëjnë pjesë edhe shqiptarët që janë të ndarë në disa shtete.

Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë dhe koherent duke e kapur realitetin e ri që po krijohet në kohë që në nisje para se të jetë vonë. Cili do të jetë realiteti i ri ndërkombëtar është e vështirë të ketë një emër, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi hyrë në një fazë të re revolucioni të arenës ndërkombëtare që sigurisht mund të jetë e do te jetë përtej asaj linje klasike me të cilën të paktën ishim mësuar që nga mbarimi i Luftës II Botërore.

Nëse më parë Perëndimi ndahej me Rusinë për demokracinë, kundër diktatorëve e diktaturave, me lirinë kundër represionit, tashmë duket se kjo ndarje nuk ekziston më dhe arena ndërkombëtare po kthehet në një pazar anarkik  informal të karakterizuar me garën ashpër kush merr e çfarë e kush jep e çfarë duke u larguar nga parimet më të cilat Perëndimi ishte karakterizuar që nga Lufta I e deri në humbjen e demokratëve me ardhjen e Trump në mandatin e tij të dytë presidencial.

Trump mund të tentojë të anashkalojë Europën që po kalon një krizë identiteti e mbi të gjitha edhe politike me rizgjimin e ekstremizmave.

Në fakt, Europa është një realitet i pamohueshëm ekonomik, ushtarak dhe gjeopolik. Trump mund të ketë shumë ide edhe patriotike në mëndje, por nëse mendon se edhe pa Europën mund t'ia dal të jetë dominuese në Botë e ka shumë gabim. Suksesi apo dështimi i objektivave të Politikës së Jashtme të SHBA-ve kalon me sukses ose më dështim edhe përmes kontinentit Europian.

Popujt e vegjël duket se do jetë viktimat e para të aventurës së re të realiteti të ri ndërkombëtar që është në hapat e parë. Shqiptarët duhet të ri gjejnë veten me urgjencë në këtë konfigurim ndërkombëtar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqifi: 26/02/2025 09:32

    Mese e vertete por jo kombet e vegjel se ne jemi komb i madh por shtet i vogel se keshtu na ndane dhe askush se merr iniciativen per tu bere dhe shtet i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?