Këta i thonë popull ‘i varfër’. I thonë ‘heroik’ dhe i sjellin në sy heronjtë zjarrvënës. E dinë popull ‘budalla’ që beson se në 26 prill i lind dielli. E marrin si ‘indigjen’ që për nder të fisit djeg qytetin…
Asgjë nga këto… Ky është popull i provokuar.
Jemi në stinën kur provokimin e injektojnë që nga piramida- deri në deje, pjesë pas pjese, lloj pas lloji, rracë pas rrace, mafie pas mafie. Shikoni vetëm çfarë ndodh tani në fund:
1.Provokimi i racës
Sapo është shfaqur një krim përbindësh i ndodhur mu në qendër të kryeqytetit. Në pronën shtetërore ku ndodhej kompleksi sportiv ‘Partizani’, dhe ku Italia kishte pas në plan të ndërtonte një aeroport, familja e ish- kryeministrit ka ndërtuar 17, plus tre, kulla. Për këtë janë manipuluar një mal me dokumente dhe shtatë male me fonde. Fondet duket se janë nga ato që quhen ‘para të pista’, ose siç themi në shqip ‘para gjaku dhe droge’. Ku i gjeti dhëndëri i kryeministrit 11 milionë e ca euro që i hodhi në atë beton?
Hajde gjeje… Po si i manipuloi 64 ish- pronarë (rracë budallenj) duke u kthyer vetë në pronar të gjithë asaj kabaje. Po ç’i duhen gjithë ato para e gjithë ajo pasuri një njeriu të vetëm a një fisi të mençëm?- mund të pyesë dikush në kafe… Të gjitha le të jenë ‘haj mo!’; po provokimin kush e fal? U provokuam të gjithë që shikojmë 17 kulla e na thonë se janë ‘të ndershme’. U provokuan 64 pronarët si derdimenë. U provokuan gjithë këta njerëz që thonë se ‘doktori luftoi për demokraci, jo për pasuri’. Në fakt iu paska ardhur hakut të gjitha rracave për 30 vjet. Por iu vjen hakut me të drejtën e vetme të ‘rracës’ që ua rregullon qejfin rracave të tjera.
Provokimi i tradhtarëve
Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.
Provokimi i qëndrestarëve
Këta që po provokojnë përsëri, këta nuk kanë bërë asgjë të mirë për popullin. Kur duhej që të ishin këtu, këta kishin ikur. As kur ra epidemia nuk u ndodhën këtu; një dy a tre herë u fshehën nëpër kthinat e morgut dhe skërmitën dhëmbët: ‘Hihihihiii!, shikoni sa të vdekur kemi parë!’. Tani kanë vërshuar përsëri dhe kërkojnë pushtet. Pushtet për çfarë?… Për të dhunuar përsëri popullin si përherë? Apo për të ndotur prapë qytetin? Apo për të treguar me gisht viktimat e tërmetit?
Lufta e këtyre kësaj here ka vetëm një kuptim: Nëse i kanë vënë syrin edhe 17 kullave të tjera, ose një ‘Camorra’ të dytë, atëherë këta fitojnë e vijnë në pushtet me çdo kusht. Siç ndodhi në vitin 2009, kur ende nuk ishte mbyllur procedura e manipulimit gjigand me paratë e pista dhe pronat e 17 kullave në perëndim të kryeqytetit. Atëherë grupimi luftoi me thikë në dhëmbë dhe ia doli që të vihej në rrugë makina e Camorras. Një popull i tërë u tërhoq zvarrë drejt asaj fitoreje, me qëllim që të fitonte vetëm një familje. Mafia këtu ka trajtën e familjes dhe të fisit, dhe aplikona ligjin e tmerrshëm të heshtjes. Familja mafioze nuk vdes kurrë. Tani populli po provokohet me ligjësitë e mafies: Mund të vdesin të gjitha familjet tiranase, por jo familja mafioze. Provokimi më i madh është se sikur qeveria në fuqi që shfaqet si kundërshtare e mafies në të njëjtën kohë të jetë duke bashkëpunuar më Camorrën? Ah, kjo ç’do të jetë! Atëherë vërtet do të fundosemi të provokuar.
Provokimi i shërbëtorëve:
Si provokon, për shembull, njeriu që ka marrë përsipër të sjellë diell tjetër në 26 prill? Ky është një djalë i bukur, emri Lulzim Basha. Ky në Camorra deri tani nuk ka pjesë, ka vetëm firmën. Luan vetëm si shërbëtor. Mirëpo edhe nga pozita e shërbëtorit ky provokon bosët. Bosët e tij ndërtojnë 17 kulla, dhe ky nuk mbetet pa gjë, bën tre a katër vila në vit. Bosët e kanë lëshuar në gjueti që në mbrëmje t’u sjellë pushtetin, por ky flirton me amerikanët dhe me qeveritarët vendas për të ruajtur lëkurën e vet.
Ky ka për qëllim që të mos shkojë në qeli bashkë me ish- ministrat që hodhën firma në dobi të Camorrës. Por ka të tjerë shërbëtorë që po ‘lënë leshtë’ duke mbrojtur bosët e mafies dhe shkatërrimtarët e vendit; duke i mbrojtur medie më medie, studio më studio, kotec më kotec… Çudia është se këta thonë se ‘do të fitojnë ata që na dhunuan’. As vetë nuk e besojnë, por besojnë në ndonjë copë harasani nga 17 kullat. Ose besojnë se populli provokohet edhe kështu, e…, diçka del.
Kush pyet për të shkretin që fle i provokuar!
Brilante Frrok!
Përgjigju