Gati 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët ende në kërkim të drejtësisë! Çfarë thuhej në dokumentarin e para 13 viteve: Populli e pushteti, plumba dhe para

31 Janar 2023, 21:21| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 09:58

  • Share

Më 15 mars bëhen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Familjarët e viktimave janë ende në kërkim të drejtësisë.

Shqiptarja.com ka risjellë një dokumentar të realizuar nga ‘Al Jazeera’ në qershorin e vitit 2010, i cili u transmetua në emisionin 'Repolitix', që tregon se çfarë ndodhi në Gërdec dhe se si u hetua tragjedia e Gërdecit. Në dokumentar, sillen dëshmi dhe të dhëna nga protagonistët, familjarët e viktimave, gazetarë si dhe politikanë të opozitës asokohe.

Opozita ngriti pikëpyetjet në lidhje për përfshirjen e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë aferë.

‘Një hetim zyrtar nisi në rrënojat e shkaktuara nga shpërthimi ashtu sic kishte premtuar kryeministri Berisha, por kur deputetët e opozitës si Erjon Braçe , filluan të ngrinin pikëpyetjet rreth përfshirjes së mundshme të djalit të kryeministrit të këtë aferë, kryeministri shqiptar mohoi të kishte lidhje me këtë gjë pavarësisht provave të shumta. Hezitimi i kryeministrit Berisha për të shpjeguar aktivitetet e djalit të tij mund të jetë nxitur nga të dhënat që ai kishte rreth një hetimi të Neë York Times që doli në dritë 12 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Artikulli bazohej në dëshminë e një biznesmeni shqiptar Kosta Trebicka, që përshkruante korrupsionin e përhapur gjerësisht të eksportit të municioneve të epokës komuniste nga Shqipëria dhe vende të tjera të bllokut të Lindjes. Trebicka u tha prokurorëve federalë amerikanë për përfshirjen e tij në një skemë mashtrimi ndërkombëtar me shumë milion dollarë për të ripaketuar municion në kuti të pashënuara, në mënyrë që ti fshihej origjina e tyre kineze ushtrisë amerikane, për ti përdorur me ushtrinë afgane. Përdorimi i armatimeve kineze ishte i ndaluar nga ligjet amerikane. Sipas artikullit, Trebicka pretendonte se disa zyrtarë të lartë shqiptarë përfshirë ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu , shefin e MEIKO-s Ylli Pinari ishin përfshirë në këtë skemë mashtrimi së bashku më djalin e kryeministrit Shkëlzen Berisha, të njëjtët njerëz që dyshohen se janë përfshirë pas skenave në Gërdec.’- thuhet në dokumentar.

Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministirit Sali Berisha u thirr për herë të parë në SPAK pak ditë më parë, për të dhënë përgjigje për rreth 1 ore e 30 minuta për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm. Emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

Ndërkohë, Altin Dumani, kryetari aktual i SPAK, 13 vite më parë ka treguar arsyen për mos thirrjen e Shkëlzen Berishës për hetime si të panevojshme nga kolegët e tij. Ai ka rrëfyer se aso kohe nuk është parë e nevojshme thirrja e tij si dëshmitar, ndonëse tani më me ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe Reformën e bërë, situata duket se ka ndryshuar.

“Kolegët prokuror gjatë hetimit paraprak të bërë në funksion të këtij procedimi penal kanë konkluduar se nuk ka qenë e nevojshme thirrja e tij si dëshmitar”, ka deklaruar më herët Dumani, në një dokumentar të realizuar nga Al Jazeera.

Deri ku janë hetimet?
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak muaj më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 15 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu është rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia. Diveroli, është ndër personazhet kryesore që i paraprijnë tragjedinë e Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i "Albademil" Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Ora 22:17
Humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda në Repolitix: E vrau ministria e Mbrojtjes

 

Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, thotë se djalin e saj e vrau shteti. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Durda u shpreh se Mediu duhet të provojë se është i pafajshëm, pasi ai nuk u gjykua sepse çështja u pushua për shkak se ai kishte imunitet.

‘Për Shkëlzen Berishën nuk di të them. Djalin tim ma ka vrarë shteti shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar, ato janë prova fakte që dalin dhe që e lidhin këtë person me çështjen e Gërdecit. Mediu duhet të gjykohet, pasi çështja nuk u gjykua sepse kishte imunitet. Do bëj diçka thyet për të krijuar besimin tek shteti shqiptar Mua ma ka vrarë djalin shteti shqiptar. Ministria e mbrojtjes, që duhet ta mbronte. Pse? Pse? Pse? Shpresoj nga SPAK tu japë përgjigje ‘pseve’ të mia prej 15 vitesh. Shpresoj te drejtësia. Do pres vendimet e këtyre dhe të më japin përgjigje shteruese për PSE-të e mia. Jam kontaktuar nga prokurorët e SPAK, kam marrë njoftime.  Pak a shumë është e njëjta procedurë i ka pushuarin për shkak të imunitetit. Mos na prekni aty kua na dhëmb aq shumë. Sot fëmija ime do të mbushte 22 vjeç. Provë e re është mosgjykimi pushim për shkak të imunitetetit. Të dënohen fajtoret dhe pagesat e dëmeve të bëhen nga fajtorët.’- tha Durda.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 01/02/2023 06:18

    Çfare SPAKU e çfare drejtesie ne shqiperi mbizoteron ligji i INJORANCES,RYSHFETIT,SHPELLAREVE,MAFIOZAVE.Ndoshta eshte ne DNA e cdo shqiptari.Saliu na kerko me cdo protesten largimin e qe erase,nuk e kuptoj perse nuk e arresting kete idiot,fjalet e tij vetem dhune permbajne lufte civile.A ka drejtesi??? JOJOJOJOJO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?