Popullsia po plaket, s’ka lindje, të rinjtë po ikin! INSTAT: 1.2 milionë shqiptarë emigrantë deri në 2019 (VIDEO)

22 Dhjetor 2020, 17:17| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 17:45

  • Share

37% e popullsisë shqiptare jeton jashtë vendit, duke u bërë diaspora jonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave diaspora e re në fund të vitit 2019 ishte 1 milionë e 684 mijë individë, prej të cilëve 1.2 milionë prej tyre vlerësohet të jenë emigrantë. Këto të dhëna janë të bazuara në censin e popullsisë së vitit 2011, kur ishte numërimi i fundit i popullsisë.

“Nëse ne i referohemi shifrave të 2012 që ka nxjerr INSTAT, pas censit të 2011, janë të dhëna shumë të vjetra për të identifikuar se sa të rijnë jetojnë në Shqipëri sepse një pjesë e mirë e tyre kanë emigruar jashtë vendit”, shprehet Shehu.

83.7% e të larguarve nga vendi kanë arsye kryesore punësimin dhe mundësitë më të mira që i ofrohen jashtë vendit. Për këtë arsye ekspertja Elona Shehu thotë se duhet të hartohen politika për të mbajtur kryesisht të rinjtë në vend.

“Si pasojë e pagave të ulta, mbështetjes që gjejnë në vendet e tjera apo dhe politikat që këto shtete zbatojnë. Ne shikojmë që ata të rinj që kanë mbaruar për informatikë i drejtohen vendeve të BE-së sepse ka kërkesë për ata. Këtu është roli i shtetit që duhet të nxisë të diplomuarit jashtë dhe brenda vendit që të qëndrojnë këtu. Të ndryshojnë edhe kurrikulat mësimore që ti përshtatet nevojave të tregut të punës, apo edhe të riorientimit të pagave në sektor të caktuar”, tha pedagogia.

Nga ana tjetër 9% janë larguar për bashkimin familjar dhe 3.5% për arsimim. Po ashtu në raportin e INSTAT për diasporën thuhet se ka rritje të plakjes së popullsisë, për shkak se ka rënë numri i lindjeve dhe nga ana tjetër po largohen më shumë të rinj. Ndikim në plakjen e popullsisë ka edhe migrimi.

“Jo vetëm emigrimi por edhe migrimi konsiderohen si një ndër problematikat kryesore që hasim në atë skemën e moshës mesatare që ka Shqipëria, për të bërë llogaritjet se sa është fuqia punëtore, kush janë pensionistë, sa janë kontributet që derdhen dhe sa janë detyrimet ndaj moshës së tretë. Ata banorë që tentojnë që ti drejtohen zonave urbane të nxiten që të zhvillojnë një aktivitet qoftë edhe konsumues. Duhet të hartojmë politika që të sistemojmë njerëzit aty ku banojnë”, theksoi ajo.

Numri më i lartë i shqiptarëve të larguar është vendosur në Itali, Gjermani, Greqi, Belgjike dhe Suedi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 22/12/2020 19:00

    Kjo ashte rrezultani i politikes shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?