Foto ilustruese

Pornografi në rrjet me të mitur/ Arrestohet një 37-vjeçar në Tiranë! Hapi profil fals dhe kontaktonte me fëmijët

13 Dhjetor 2020, 14:13| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

Një 37 vjeçar është arrestuar në Tiranë për shpërndarjen e përmbajtjeve pornografike me të mitur në rrjete sociale.  Sipas njoftimit të Policisë, autori i identifikuar si I.K., banues në Tiranë është hetuar nga Njësia C-Hetimi i Krimeve Kibernetike për 2 vite në lidhje me këtë aktivitet.

Mësohet se ai krijonte profile false në rrjete sociale dhe kontaktonte me të miturit e huaj ku i kërkonte video e foto. Më pas këto ai i publikonte në faqe pornografike.

“Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte krijuar një profil në një rrjet social, me të dhëna të rreme. Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky shtetas ka konsumuar elemente të kësaj vepre penale”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një aparat celular.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?