Porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri.
Sipas raportimeve, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, dyshohet se e mori pasaporten greke nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare, me qëllim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.
Dyshohet se ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.
Kush është Bledar Jambelli?
Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.
Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun./Gazeta Shqip
Cuku ishte nje kriminel si gjith shefat e policis qe sa Vin ne detyr ven gjoba dhe kercenojn kush tju dal para, po si duket I ngeci sharra tek KY fshatari nga fieri, ja mesoj ai se cadomethen mos ta krruash me dega fiku
PërgjigjuCuku e meritonte nga here te ishte ne varreza se e kishte mbyshur kupen. U perdor per te vene gjoba dhe ja shiti shpirtin shejtanit. Nje minster me pak.
PërgjigjuPalodrejtesia shqiptare. Te gjen prova e lirojne dhe mbrapa te vret nga inati.
PërgjigjuI vuri gjob nuk gjeti prova. E dinte gjith vlora kush e kish ber ato vrasjet e cuku i kish then nem 250mij euro ose do te hap dosjen e do te fus brenda, sic thon. Ky sja dha edhe ai e arestoi edhe u desh te liroej se skish prova. Momentin qe ai vuri gjob sesht me polic por kriminel edhe sduhet te akuzoen per "vrasje te nje polici ose per shkak te detyres". Mendimi im