Politikë

'Porositësit e zjarrit te Sarajet e Toptanëve janë politikanë', Veliaj në Report Tv: Kanë lobuar te unë për të ndërtuar kulla

17 Gusht 2021, 15:40| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 17:14

  • Share

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një deklaratë të fortë në Report Tv, duke thënë se ka pasur nga ato pronarë të Sarajeve të Toptanit, që kanë lobuar te ai dhe qeveritarë të qeverisë për të ndërtuar kulla në atë hapësirë. Më herët ai ka dhënë se zjarri është porositur nga politikanë, pa përmendur emra, megjithatë tha se mjafton që t'i referohemi dokumenteve të hipotekës për ta kuptuar se kush është. Nga sa ka raportuar më herët Report Tv, me bashkëpronarëve është edhe gruaja e ish-presidentit Bujar Nishani.

"Kam pasur ndjesi që diçka e çuditshme do të ndodhte, zjarrfikësit në më pak se 90 sekonda kanë qenë aty për ta fikur, është bërë ndërhyrje në dy cepa të ndryshme në dy kate të ndryshme. Dy tufa lecka që u gjetën si shkaktar zjarrvënës. Këtu kriminelët e vërtetë janë ato që kanë bërë porosinë, zjarrvënësit janë ato që e kanë porosit, nuk dua të vë gishtin, aty nuk do të ketë ndërtim, do të ketë muze, pasi ndërtesa të shpronësohet në afatin 15 ditor dhe siç thashë  nga sot ka roje me 3 turne të ajo ndërtesë dhe di të them që shpresa që në hapin e fundit do të bllokohej me një zjarrvënie duke zhdukur një monument kulture është e kotë", tha kryebashkiaku.

Ju në akuzat tuaja thoni që fshihen politikanë dhe presidentë, kemi emra konkretë?

"Shikoni cili president i republikës vrapon menjëherë te këndi i lojërave, që s’është monument kulture dhe te ngrehina prej tallashi, që s’ishte monument kulture, dhe nuk reagon për djegien e një monumenti kulture dhe nuk shprehet për një monument kulture dhe do e gjeni fare mirë për kë e kam fjalën dhe, shikoni dokumentet e hipotekave dhe do e shihni mirë se për kë e kam fjalën. Kanë provuar lobim dhe te unë dhe funksionarë të lartë të qeverisë, mundohen të ngrenë histeri për ndërtesa që nuk janë monument kulture apo për hapësira siç është parku i Liqenit që është një hapësirë për t’u zhvilluar për ta shijuar njerëzit, por aty ku janë pronarë nuk e kanë problem të lobojnë që të ndërtojnë kulla, të të ndryshohet plani i qytetit, të djegin shkolla apo të djegin djegin shtëpi muze, më rezulton që dyfytyrsia e tyre që ngrenë stuhi nga hiçi, ndërkohë që me letër, me dokument që është monument kulture nuk thonë asnjë fjalë.  Ato kanë problem kur ndërtohet vetëm në Tiranë kur ndërton tjetri. Jam kontaktuar prej vitesh nga lloj lloj që pretendojnë të ndërtojnë aty, dhe unë i kam thënë "jo" se është muze, një lojë hipokrite e atyre që kullat i kanë inat vetëm kur ndërton tjetri, kur duan të ndërtojnë vetë janë gati të djegin shkolla dhe monumente kulture. Ndërtojmë kulla kur ka ferra, jo në muze", tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj në Report Tv: Politikanë lobuan te unë për kulla! Sot ishte afati i fundit i procedurës së shpronësimit, do bëhet shtëpi muze


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?