Momenti i arrestimit të Lorenc Lalës nga policia angleze

Bota

Porositi vrasjen e Bashaliut te Laert Haxhiu, ‘The Telegraph’ zbulon se si u arrestua Lorenc Lala: Katër vite i fshehur në Britani, do ekstradohet!

22 Qershor, 15:39| Përditesimi: 22 Qershor, 16:07

  • Share

Një i arratisur shqiptar i kërkuar për urdhërimin e dyshuar të një vrasjeje për gjakmarrje në vendin e tij të lindjes ka jetuar në Britani i pazbuluar për katër vjet.

Lorenc Lala, 47 vjeç, që thirrej edhe "Lili" e mbante gjithashtu identitetin e dytë Kristian Lala, u arrestua nga policia këtë javë, pasi policia në Shqipëri e gjurmoi atë në Mbretërinë e Bashkuar dhe lëshuan një urdhër-arresti që kërkonte arrestimin dhe ekstradimin e tij për gjykim në vendin e tij të lindjes.

Emri i Lalës doli edhe nga dëshmia e të penduarit Artan Tafani, anëtar i grupit të Laert Haxhiut, e dhënë dhjetë ditë më parë në GJKKO, ku rrëfeu edhe ekzekutimin e Albi Bashalliut me porosi të Lalës, ky i fundit mik i Saimir Taullaut dhe Haxhiut. Bashaliu u vra për motive hakmarrje, pasi u kërkua nga dy vëllezër që e akuzonin viktimën për vrasjen e babait të tyre.

Lala dyshohet se ka organizuar pagesën prej 50,000 eurosh (42,000 paund) për vrasjen e Albi Bashaliut në vitin 2021, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e mëparshme të një burri tjetër në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Kuptohet që Lala është larguar nga Shqipëria për në Britani me besimin se kjo i siguronte një vendndodhje më të sigurt jashtë mundësive të urdhrit të arrestit evropian. Që kur Britania doli nga BE-ja, ajo nuk është më pjesë e sistemit të mandat-arresteve, informon në një artikull të veçantë “The Tepegraph”.

Lala u arrestua nga njësia e ekstradimit të Policisë Metropolitane dhe u paraqit para magjistratëve të Westminsterit me akuzat për komplot për vrasje në Shqipëri. Ai aktualisht po mbahet në paraburgim përpara një seance të mëtejshme dëgjimore në korrik, ndërsa Shqipëria kërkon ta ekstradojë atë.

Në një deklaratë, Policia e Shtetit Shqiptar tha se ai ishte akuzuar në mungesë për dyshimin e tij për “përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për të vrarë dhe për anëtarësim në një grup të krimit të organizuar”.

Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i asaj vrasjeje, duke financuar të tjerë për ta kryer atë. Pas vrasjes, Lala - i cili njihej edhe me pseudonimin Kristian Lala - iku nga Shqipëria. Ai u fsheh në Mbretërinë e Bashkuar. Vendndodhja e tij në Mbretërinë e Bashkuar u përcaktua përfundimisht nëpërmjet informacionit të ndarë nga policia shqiptare me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Përpara se të largohej nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e kishte në fuqi Urdhërin Europian të Arrestit vetëm me Shtetet Anëtare të BE-së, i cili nuk e përfshinte Shqipërinë.

Gazeta “The Telegraph” zbuloi në vitin 2023 se si kalimet rekord të paligjshme të Kanalit nga më shumë se 12,000 shqiptarë në vitin 2022 çuan në një rritje të krimit, me 80 emigrantë shqiptarë që u dënuan me 130 vjet burg vetëm në katër muajt e parë të atij viti.

Një sërë marrëveshjesh midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të goditur krimin dhe për të përshpejtuar deportimet ka bërë që numri i shqiptarëve që kalojnë kanalin të bjerë në vetëm 630 vitin e kaluar.

Laert Haxhiu dhe i penduari Artan Tafani

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?