Alban Bengasi

Porositi vrasjen e gruas, Apeli i shtoi dënimin, dorëzohet në polici ish-avokati Alban Bengasi

8 Nëntor, 12:24| Përditesimi: 8 Nëntor, 12:37

  • Share

Avokati Alban Bengasi është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.

Vetëdorëzimi i të pandehurit ndodhi një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që i shtoi dënimin me mbi 3 vite burg pasi kishte fituar lirinë pas kryerjes së dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë me 1 vit e 4 muaj burg vetëm për dhunë në familje.

Apeli i Posaçëm vendosi dje (7 nëntor) ta dënojë Bengasin me 7 vite burg për dhunë në familje në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal si dhe në aplikim të nenit 334 pika 1 që i shton dënimit edhe pesë vjet burgim.

3 vite burg iu dhanë për veprën penale që parashikohet në nenin 333 pika a, mbi formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në bashkim të dënimeve, Bengasi duhet të vuajë sipas Apelit 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet te kryej 4 vite e 8 muaj në një burg të sigurisë së lartë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?