SPAK ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, ngjarje që u zbardh në fund të shtatorit nga SPAK.
Pasuritë e sekuestruara arrijnë në vlerën 5 milionë euro dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit. Tre subjektet janë Monopol shpk, lokali Monopol, ku edhe u ushtrua kontroll gjatë operacionit, dhe Elite Event, të treja në Myslym Shyri. Po ashtu, edhe apartamentet dhe njësitë tregtare ndodhen në këtë zonë.
Për groposjen dhe vrasjen e të riut nga Mati ranë në pranga tre persona ndërsa në kërkim u shpall Aurel Hoxha (i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri), të cilin SPAK e akuzon se ka porositur ekzekutimin kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.
Dy të arrestuarit e tjerë, Sabah Nuzi ka vepruar si ekzekutori ndërsa Sajmir Kolaveri, i cili u kap në Itali, ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit. Samet Loka, i arrestuar si pjesë e grupit të Aurel Hoxhës dhe jo si i përshirë në vrasje, u la në arrest shtëpie.
Dy fiset Hoxha dhe Lleshi janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.
Komente

po mire si ka mundesi ky me gjithe keto prona edhe tani i ra ne mend shtetit tia sekuestroje.ndersa nje familje e ndershme me zor fut naj lek ne banke ky me 52 llogari.prandaj ikin shqiptaret dhe realisht i kuptoj
PërgjigjuSi e kan lan familja lleshi te dali xhiro me lambo e rolls ska kan fut ndonje plum kokes
PërgjigjuI sekuestrojne, por se ku perfundojne deri ne fund te hetimit, nuk ka asnje informacion.
PërgjigjuPo saliun , moniken , shkelzenin , argiten , mulin bardhin , jozefinen , albanen , etj kur do tja sekuestroni pasurine dhe ti fusni brenda ? Keta trafikant pssurine e kane vene me droge , po keta te tjeret qe kane vjedhur djersen e popullit ?
I nxjerrin ne ankand dhe i riblejne vete kto te njejtet pronar me pak lek, Sic ndodh gjithmone se sjua a shet njeri te varferve pa merak, As makinat as shpite