'Porta e Ferrit' në Turkmenistan

'Porta e Ferrit' do të shuhet?! Turkmenistani planifikon ta mbyllë, por çfarë është 'zjarri i përjetshëm' në tokën turkmene, si u zbulua

9 Janar 2022, 10:17| Përditesimi: 9 Janar 2022, 10:36

  • Share

Presidenti i Turkmenistan-it deklaroi një ditë më parë se ka urdhëruar shuarjen e “Portës së Ferrit”, gropë gazi që digjet për dekada në një krater të madh shkretëtire. Gurbanguly Berdymukhamedov dëshiron që ai të shuhet për arsye mjedisore dhe shëndetësore.

Megjithatë ky është një vendim që shihet edhe si pjesë pjesë e përpjekjeve për të rritur eksportet e gazit.  Edhe në vitin 2010, presidenti i Turkmenistanit Gurbanguly Berdimuhamedov vizitoi vendin dhe urdhëroi gjeologët dhe ekspertët të gjejnë mënyrën për ndalimin e zjarrit, për shkak të frikës se ai do ta bëjë të pamundur gërmimin e rezervave tjera natyrore në rajon.

Ku ndodhet

Në zemër të shkretëtirës Karakum pranë fshatit Darvaz, rreth 260 kilometra nga kryeqyteti i Turkmenistanit, djeg “zjarri i përjetshëm”. Për dekada me radhë, ky vend tërheqë turistë nga e gjithë bota që vizitojnë një nga vendet më të tmerrshme në planet. Bëhet fjalë për një krater të gazit natyror me një diametër prej 69 metrash dhe një thellësi rreth 30 metrash.

Si u zbulua krateri

Krateri Darvaza në shkretëtirën Karakum e rrethon misteri se si u formua ai. Për të, shumë besojnë se u formua kur një operacion shpimi sovjetik shkoi keq në vitin 1971. Mirëpo, eksploruesi kanadez George Kourounis ekzaminoi thellësitë e kraterit në vitin 2013 dhe zbuloi se askush në të vërtetë nuk e di se si nisi. Sipas gjeologëve vendas, krateri i madh u formua në vitet 1960, por u ndez vetëm në vitet 1980.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?