Foto: Ervis Hasanaga
Zbardhet dëshmia e 2 personave të arrestuar nga Krimi Kibernetik. Gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj.
Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe. Ndërkohë, zyrtarja e AMP, Regina Omeri, ka deklaruar se lajmet ia niste Kushtrim Selimi dhe kjo e fundit ia dërgonte gazetarit për publikim.
Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë përfitim monetar. Ajo ka shtuar se Selimi lajmet i publikonte sepse kishte inate me drejtuesit e policisë dhe AMP. Dyshohet se Selimi dhe Omeri kishin lidhje intime.
Lajmi kryesor:
Shefi i sektorit të AMP me portal gjobëvënës, e ndihmonte i vëllai drejtor në SHISH! Denigronin drejtuesit e policisë! Shpallet në kërkim, arrestohet kolegia dhe gazetari (EMRAT)
G.K//ReportTv.al