Marta Kos

Politikë

Portali i familjes Berisha shpall Komisioneren e BE-së Marta Kos, agjente të UDB-së jugosllave

4 Shtator, 19:34| Përditesimi: 4 Shtator, 19:38

  • Share

Portali 'Syri.net', i financuar, drejtuar dhe menaxhuar nga familja Berisha, ka publikuar një shkrim ku etiketon komisioneren e BE-së, Marta Kos, si ish-bashkëpunëtore të UDB-së jugosllave.

Në shkrim thuhet se kandidatura e saj për Komisionere është shoqëruar me “stuhi politike” në Lubjanë dhe Bruksel, duke iu referuar kundërshtive të eurodeputetes sllovene Romana Tomc nga PPE, e cila ngriti dyshime mbi të kaluarën e Kos dhe e krahasoi situatën me emërimin e një ish-bashkëpunëtori të STASI-t në Gjermani.

Sipas shkrimit, emri i Kos ka sjellë tensione të vazhdueshme mes politikës sllovene dhe institucioneve europiane, duke u shndërruar në një figurë të diskutueshme. Artikulli shkon edhe më tej, duke e lidhur atë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe marrëdhëniet e tij me presidentin serb Vuçiç.

“Në këtë skenë të tensionuar, spikat edhe një detaj interesant: Marta Kos është e njohur për simpatinë e saj për kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin gajaset shpesh nëpër takime ndërkombëtare. Një ish-agjente e shërbimit sekret jugosllav dhe një adhurues i Vuçiçit, siç është Rama, thonë shumë gjëra. E shkuara e saj e errët dhe preferencat okulte të së tashmes shpjegojnë qartë pse emri i saj ngjall jo pak reagime në qarqe të ndryshme europiane vazhdimisht, edhe tani që ajo është në atë funksion të lartë të Brukselit.” – thuhet, veç të tjerash në shkrim.

Me sa duket, artikullshkruesi, në mos i njëjtë me pronarin që paguan lekët, nuk e çliron dot veten nga subkoshienca me histori të UDB-së jugosllave, agjentët e të cilës i ka nën çatinë e kullës së vet./Tema

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?