Gert Shehu godet Sali Berishën

Politikë

Portali i Shkëlzenit nxjerr një tjetër pistë: Berishën e goditi shoku i djalit të Mustafa Nanos

7 Dhjetor 2022, 18:44| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 18:48

  • Share

Portali i familjes Berisha e ka shfrenuar fantazinë.

Pas Ramës, Bledi Çuçit dhe Ardi Veliut, tani kanë gjetur një tjetër fajtor për rrahjen e Sali Berishës.

Ai është Mustafa Nano.

Sipas tyre, personi që qëlloi Berishën është shok me djalin e Mustafa Nanos.

“Burime kanë bërë të ditur se Gert Shehu është një militant i Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Ai është edhe mik i ngushtë me djemtë e Mustafa Nanos, një gazetar i afërt me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Mësohet se ai banon në zonën e rrugës së ‘Elbasanit’”, shkruan portali i familjes Berisha.

Tani pritet të shohim që të shkruajnë se urdhërin për rrahjen e Berishës, e dha vetë Mustafa Nano./ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 08/12/2022 00:03

    Shoke! Spiunin e vrau Milo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?