Historiani i njohur Fisher përgënjeshtron Rithemelimin: Nuk mora pjesë në protestën e Berishës, më takuan 15 sekonda në rrugë dhe më kërkuan foto

23 Shkurt, 16:54| Përditesimi: 23 Shkurt, 17:11

  • Share

Dëshpërimi dhe poshtërsia është në atë masë saqë kapin Bernd J. Fischerin në rrugë, rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjë takim të planifikuar, i kërkojnë të bëjnë me të një foto në harkun e 15 sekondave dhe pastaj e propagandojnë sikur historiani i njohur mbështet protestën e Sali Papafingos dhe argatëve të tij.

Pasi sheh se ç'i kanë bërë, detyrohet Fischeri i shkretë të bëjë një sqarim të gjatë që as ka lidhje me atë punë as i njeh ata njerëz, as e mbështet protestën e tyre, por është aty si pasojë e rastësisë.

Çfarë ndodhi?

Portali i familjes Berisha, menjëherë pas protestës së 20 shkurtit, publikoi foton e historianit të njohur Bernd J. Fischer, ndërsa ai pozonte krah disa politikanëve demokratë, si Jorida Tabaku, Zana Guxholli, Alfred Rushaj etj.

Sipas portalit të familjes Berisha, Fischer kishte ardhur për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

“Protesta e sotme madhështore e shqiptarëve ka pasur pjesëmarrës jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Gjermani Bernd Fisher, një nga studiuesit më të njohur të historisë shqiptare, dhe njëri nga zëra më të njohur pro Shqipërisë nëpër botë, ishte i pranishëm në protestën madhështore të opozitës, mbrëmjen e sotme në Tiranë”, shkruante portali i familjes Berisha.

Foto ishte publikuar nga Zana Guxholli, e cila keqpërdori Albert Rakipajn dhe Fischer, të cilëve iu kërkoi të dilnin në foto.

Por e vërteta është krejt ndryshe dhe është dashur reagimi i historianit të njohur, për të treguar mashtrimin e trashë dhe të shëmtuar të Rithemelimit, që nga dëshpërimi për njerëz, bënë protestues dhe një historian të njohur si Bernd Fischer.

Reagim i historianit të njohur

Po shfrytëzoj këtë hapësirë për të sqaruar disa keqkuptime. Ditët e shkuara, kam vërejtur disa lajme në media mbi pjesëmarrjen time të supozuar në një protestë të zhvilluar në Tiranë, më 20 Shkurt 2024.

Kjo nuk është e vërtetë! Unë kam qëndruar në Tiranë dhe kam referuar në një konferencë të organizuar nga “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”.

Në mbrëmjen e datës 20 Shkurt, 2024 u takova me mikun tim, Dr. Albert Rakipi në hotelin ku kam qëndruar në Tiranë, hotel Rogner dhe së bashku ecëm në këmbë drejtë restorant “Taiwan” , vendi ku do të darkonim së bashku.

Gjatë ecjes përgjatë bulevardit, ne vërejtëm disa individë, të njëjtët nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe zoti Rakipi ndaloi dhe më prezantoi secilin prej tyre.

Biseda me ta ishte shumë e shkurtër në kohë, në harkun kohor të 15 sekondave, muzika e lartë bënte të pamundur bisedën apo dëgjimin mes njëri- tjetrit.

Dikush prej tyre kërkoi të realizonim një foto të përbashkët dhe unë pranova, në vazhdimësinë e fotove të realizuara gjatë gjithë ditës.

Më pas, unë dhe zoti Rakipi vijuam rrugën përgjatë bulevardit duke u drejtuar drejtë vendit ku do të darkonim, restorant “Taiwan”.

Më vonë, mësova që fotoja e përbashkët e realizuar, ishte përdorur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, pa dijeninë dhe lejen time. Qartësisht, ne ishim në vendin dhe kohën e gabuar!

Gjithashtu dua ta qartësojë se nuk ndaj apo mbështes qëllimet e protestuesve dhe dënoj fuqishëm dhunën sporadike të cilën më vonë u njoha nga pamjet e transmetuar në televizion.

Dua të theksoj se mbetem një historian, dhe jo një aktivist politik. Shpresoj që eksperienca ime mbi 40-vjeçare mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë reflekton qartazi pasionin tim të thellë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, si dhe objektivitetin e paanshërinë time.

Unë jam historian, jo aktivist politik. Do të ndjeja keqardhje ndaj këtij keqkuptimi, të cilin e theksova më sipër, që ndërhyn me marrëdhënien që unë kam me Shqipërinë dhe shqiptarët.

'Fake news-i' i portalit të Shkëlzen Berishës që përgënjeshtroi Fischeri

Historiani i njohur reagon pas manipulimit të shëmtuar të

/Tema

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mohamed: 24/02/2024 13:35

    Prap ne xhiro kjo zana guxholli? Kjo me kujton ish uzinen Enver dhe drejtorin,xha pilon. Pilo Peristerin. Ske faji zemer,vesi thone del me shpirtin????????????. Ti je"dore e vjeter", i di mire kto"anonimet" qe thoshte jovan bregu

    Përgjigju
  • Mohammad: 24/02/2024 13:32

    Kur mendoj ndonjehere almen e safetit,them eshte lule para modelit te zana guxhollit. Sinqerisht krto k*rvat e '41 sic i quante djali xhajit tim jane te padurueshme. Nje mik me tha"cne prap kjo dora e ngrohte",i them miku im,vesi del me shpirtin. Keqardhje qe kete poshtersi e ka ngrene edhe Jonida????. Por kto te "'41" jane nona punes????????????

    Përgjigju
  • Kasem Gahinjit: 24/02/2024 08:44

    Ndersa vete historiani denon veprimin e kryera:-nxjerrjen pa' lejen e tij dhe shfrytezumin per motive politike te fotos,veprime qe denohet me ligj.Nje rast i Tille ne itali eshte gjibitur rende me vendim gjukate.d-denimin e dhunes ,qoftw Edhe sporadike,denimin e bombave molotov,etj .,ne duhet te besojme ate dhe Jo c'opinion kemi ne se ky historiani na qenka zogist.

    Përgjigju
  • Iris: 24/02/2024 03:00

    /Sali Papafingoja/ shume e gjetur! S.d.q nje verejtje per z.Fischer,zoteri,takon disa veta ne rruge rastesisht e bisedon 15 sec.qe per mendimin tim nuk e di se c'mund te bisedosh ne ate kohe aq te shkurter,qe nuk mjafton as per prezantim me emra me njeri-tjetrin e kush je e per cfare ke ardhur,jo me per gje tjeter,por a nuk ju duket pak e cuditshme te fotografohesh me keta te panjohur,nje luks qe zakonisht e kane per kesi rastesh vetem personat VIP te artit e politikes?! Perse pranuat te fotografoheshit me keta te panjohur ne radhe te pare?!

    Përgjigju
  • Buda: 24/02/2024 01:32

    Historiani Bernd Fischer ka shkuar me vetёdije ne protestёn e Rithemelimit, pasi ai ёshtё mik i Sali Berishёs. Sё pari, Fischer ёshtё njё zogist kёmbё e kokё, qё e ka marrё gradёn e "Doktorit tё Shkencave" nё vitin 1982 nё Universitetin e qytetit Santa Barbara, Californi. Aq historian mediokёrr ёshtё sa e quan stabilizimin e pushtetit tё mbretit diktator Zog nё vitet 1921-1938, sikur ёshtё "stabilizim i Shqipёrisё", nё njё kohё kur Zogu i Kurvёs ia shiti pavarёsinё e Shqipёrisё Italisё fashiste, nёpёrmejet rryshfeteve qё mori nga Benito Musolini. Shih: "King Zog and the Struggle for Stability in Albania" (1984) (i perkthyer edhe ne shqip me tё njejtin titull: “Mbreti Zog dhe pёrpjekja pёr stabilitet nё Shqipёri”) Fatkeqёsia nuk qendron se Fischer ka marrё pjesё nё protestёn e lirimit tё nipit shpirtёror tё Zogut, agjentit tё Serbisё, kryekriminelit dhe kryehajdutit, Sali Sheqere Vuk Berisha, por se Akademia e Shkencave e Shqipёrisё e mban me honorare tё majme kёtё derdimen pёr tё shkruar kapitujt e "Historisё sё Popullit Shqiptar": Periudha 1912-1944, koha e Zogut dhe e Luftes se Dyte Boterore nё Shqipёri (??!!) B. Fischer ёshtё binjak me historianёt zogistё akademik Beqir Meta dhe prof, dr. Muharrem Dezhgiu.

    Përgjigju
  • Jori oratorja: 23/02/2024 19:46

    Pa le cfare i ka premtuar Jorida.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/02/2024 19:06

    Ore Shqiptar çfar mund të presësh nga Sali Bajga me kompanin e tij. Ata gënjeshtrën e kan si gjën më të mir me çfar bëjn ata që e kan djegur Shqiprin, e kan vjedhir, e kan gjakosur e syrgjynosur. Prandaj është humbje kohe me u mar me kto lloi wc ësh.

    Përgjigju
  • Pena: 23/02/2024 18:12

    Jane pisa historike shekullore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?