Gjatë muajit shkurt, 7 kroçera janë konfirmuar për të prekur Portin e Durresit ndërsa shumë të tjera pritet t'i konfirmojnë prenotimet gjatë muajve në vijim.
“Për momentin kemi të konfirmuara 7 kroçera dhe presim që ngërçi i prenotimeve që u krijua në 2021 për shkak të pandemisë, të rikuperohet gjatë 2024-ës”, tha Taulant Allka Kapiteni i Portit të Durrësit.
Në mungesë të një hapësire të dedikuar për ankorimin e kroçerave, Allka thotë se kalatat 4 dhe 5 do të lirohen me ardhjen e tyre në datat e planifikuara.
“Porti ynë është port tregtar, pra nuk kemi vend të dedikuar për kroçerat siç kanë portet e vendeve europiane. Në këto kushte ne përshtatim kalatat 4 dhe 5 për bregëzimin e kroçerave. Ne largojmë vinçat, pastrojmë vendin në mënyrë që të ofrojmë shërbim për këto mjete turistike. Po kështu jahtet me vela dhe ato motor kemi vene në dispozicion kalatën e ish-peshkimit, duke ofruar shërbim 24 orë me ujë drita, pra është një marinë e improvizuar për turizëm”, u shpreh me tej Taulant Allka.
Kapiteni tregon se nga cilat vende vijnë më së shumti kroçerat, të cilat sjellin mijëra turistë.
“Linjat që kanë prekur portin e Durrësit janë linja të konsolideruara, kryesisht ato sjellin turistë europianë por dhe nga Amerika e Kanada”.- tha kapiteni.
Porti i Durrësit prej dy vitesh është futur listën e destinacioneve të preferuara të turistët që udhëtojnë nëpër det. Vitin e kaluar erdhen 22 kroçera, ndërsa ne 2024 numri pritet te jete me i larte.