TIRANË- Pyetjet e shumta të deputetëve të opozitës për Portin e ri të Durrësit e shtynë për një moment të dytë, miratimin e projektit në Komision parlamentar. Qeveria sqaroi se firma që opozita dyshon të jetë offshore, është përfolur vetëm gjatë fazës së parë të negocimeve, dhe nuk është më pjesë e investimit.
Akuzave të përsëritura të opozitës së pas portit turistik në Durrës ka një kompani offshore, qeveria i dha përgjigje në Kuvend.
“Kam dokumentet ajo është kompani offshore”, tha Alibeaj.
“Asaj kompanie që i referoheni i dhamë 6-muaj kohë. Sipërmarrësi erdhi më pas me kompaninë e tij 100% në pronësi të Albbar dhe me seli në Abu Dabi. Asnjë kompani offshore”, iu përgjigj Balluku.
Opozita hedh dyshime nëse do të ketë kontroll të plotë të aksionerëve në kompanitë për ndërtimin e Portit e Durrësit. Për këtë, ministrja e Infrastrakturës tha se në kushtet e kontratës, shteti shqiptar ka të drejtë absolute për tu njohur me të gjithë aksionerët që futen në kompani.
Ministrja sqaroi se deri në pjesën e Portit të Durrësit do të pastrohet në mënyrë që të jetë funksional për plazh, ndërkohë të gjithë qytetarët mund të vizitojnë projektin e madh pa u dashur të jenë banorë.
‘Portet detare, që po humbin funksionin e tyre, ne kemi vendosur ti shndërrojmë në porte turistike, ndërsa portet komerciale ti çojmë në zonat industriale pa cenuar qytetet. Pse Durrësi? Ne kemi vendosur që të zhvendoset ky port tregtar. Ky port u ndërtua në dalje të qytetit. Me kalimin e viteve dhe me zhvillimin që i ka ndodhur qyteti, porti tanimë është në zemër të qytetit. Arsyeja e parë, ndotja ambientale për shkak të bulkut, mallrave gjenerale. Dy, problematika me trafikun, që të arrijnë të shkojnë te rrugica e tyre, duhet të presin me orë të tëra trafikun e kamionëve më volume të rëndë. E treta, ndotja akustike. Dhe arsyeja tjetër, për zhvendosjen e portit të Durrësit është dhe ezaurimi i kapacitete pritëse të këtij porit. Plani ynë nuk është vetëm arritja e kapaciteteve përpununese që kryen 98% të aksioneve detare. Porti i Durrësit s’mund të akomodoj volumet e Maqedonisë së Kosovës, Serbisë apo Kosovës.’- u shpreh ministrja.
Projekti 2.1 milairdë euro, pritet të sjellë mbi 200 milionë euro fitim për shtetin shqiptarë, i cili do të gëzoi dividentin 33.3% gjatë gjithë periudhës së aktiviteti, ndërsa çdo vit do të arkëtoi 2% të xhiros vjetore.
“Në përfundim të kontratës, i kalon e gjitha Shqipërisë”, përfundoi Balluku.
Nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohen për portin e Durrësit.
Deputeti Luan Baçi kërkoi fjalën për procedurë, por kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi nuk e lejoi, madje e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë.
Pjesë nga debati:
Balluku: Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme.
Ndërhyn Agron Duka...
Pëllumbi: Ju lutem të vazhdojë ministrja se njëri-tjetrin e kemi dëgjuar boll
Balluku: Ka të drejtën e vetos në vendimmarrje, borxh për të siguruar suksesin e projektit.
Baçi kërkon fjalën për procedurë
Arben Pëllumbi: E kemi të qartë procedurën, po ç’do na tregosh? Të bësh politikë? Jo nuk ta jap e ka relatori.
Baçi: Më lër të shpjegohem. Nuk është normale kjo. Po jeni gabim pra
Pëllumbi: Po na lër tani.
Baçi: Por procedurë pra se nuk të lejoj fare që të mos nisësh fjalën për procedurë…Po pse ç’do më bësh?
Pëllumbi: Të nxjerr jashtë dhe e shikon ti pastaj…
Baçi: Pa provoje njëherë.
Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës kundrejt sipërmarrësit Muhamed Alabbar, që do të ndërtoje Portin e ri të Durrësit. Ministrja u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar.
‘S’ka asnjë kompani off shore të implikuar. Nëse nuk doni ti jepni kredibilitet. Dje pashë deptuetët që dhunuan psikologjiksht teknikët, që shpjeguan hap pas hapi projektin. Kjo mos të ndodhi sot. TË respektohen specialistët dhe teknikët që ndodhen në tryezë. Ju i keni emrat e kompanive, ju jeni parlamentar, nëndrejtoni komisione, nëse sju mjafton prezantimi ynë, e keni shumë të thjeshtë, që të kërkoni ku do të jetë e mundur, edhe duke iu drejtuar Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Emiratet e Bashkuara, apo Abu Dabi, për të verifikuar nëse kompania është apo nuk është off shore. Është e regjistruar në Abu Dabi apo jo. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqëisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot. Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset.’- u shpreh Ministrja.