‘Veprimtaria Prodhuese’ jep ‘ok’ për Portin e Durrësit! Mziu: Alabbar investitor te aleati i Putinit, si i japim këtë pikë strategjike! Kadiu: Ka investuar dhe në SHBA

21 Nëntor 2022, 11:39| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 14:34

  • Share

E akuzuar nga Kryeministri Edi Rama si e financuar nga Putini, opozita i vesh rublat ruse sipërmarrësit Mohamed Alabbar, i cili do të investoi 2.1 miliardë euro për portin e Yahteve në Durrës. Akuza u ngrit nga Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, gjatë diskutimeve në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ku votua  vetëm me votat e mazhorancës marrëveshja e sigurua mes Shqipërisë dhe kompanisë nën pronësi të Alabbar për investimin që do ta kthej Durrësin në destinacion të turizmit elitar.

“Muhamed Alabbar, një investitor strategjik që po u bëni jehonë që do sjell  risi, në Kroaci dështoi? Në Serbi, ku pati terma kontrate shumë më përfituese, në Serbi po zvarritet tej afateve që ishin dhënë. Ky Muhamed Alabbar është investitor strategjik në Bjellorusi, aleat i Putinit, si mund ti japim një pikë kaq strategjike një personi që ka prapavijë Rublën?”, tha Mziu.

“Profili i kompanive të Alabbar është me rëndësi në lindjen e mesme, por dhe SHBA. Ai ka investuar dhe në SHBA dhe ka primar USD. Në Serbi, një zonë të papërdorur e ka kthyer në një nga zonat më të rëndësishme shoping mall. Nëse do kishte patur investues të tjerë që donin ta realizonin një projekt të ngjashëm, mund të kishte patur dhe kërkesa të tjera. Bizneset vendase se kanë parë si mundësi, dhe po ashtu as sipërmarrës të huaj veç Alabbar nuk a ardhur. Transferimi i Portit të Durrësit në Porto Romano është projekt i vjetër dhe nuk lidhet me këtë investim. Dividenti shpërndahet kur nis veprimtaria fitimprurëse. Deri në shtatë vite porti s’do preket në veprimtarinë e saj”, tha zv.ministri Kadia.

Opozita shprehu shqetësim edhe për transferimin e portit tregtar në Porto Romano.

“Projekti fizibiliteti nuk vlenë as 1 milionë euro, jo më 2.1 miliardë euro”, tha Lefter Gështenja.

“Jam dakort për ndërtimin e portit të Yahteve, por jo me kontratën. Në Porto Romano nuk operohet në kohë të keqe”, tha Agron Duka.

Drejtori i Autoritetit Portual Durrës njoftoi se shumë shpejt do të hapet gara për tenderin për portin e ri tregtar në Porto Romano.

“Shumë shpejt hapet tenderi për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano. Është planifikuar transferimi dhe po analizohet çdo detaj. Në çdo vend serioz ka dhe port hidrokarburesh, qymyri, por edhe tregtar, nuk cenohet siguria. Varianti me kolegët tanë holandez është i tillë që i jep vizion portit tregtar të Durrësit, jo vetëm në aspektin funksional si port, por dhe nga ana logjistike për ta bërë sa më të shfrytëzueshëm”, tha Pirro Vengo, drejtor i Autoritetit Portual Durrës.

“I besoj kompanisë nuk marrë vesh nga kjo punë...”, tha Kadia.

“Lidhur me marrëveshjen e portit të ri të Durrësit, kemi marrë model marrëveshjen e sigluar mes Alabbar dhe Serbisë. Kemi marrë atë tipologji kontrate. Kontrata ka të gjitha siguritë juridike në mbrojtje të interesit të qytetarëve”, tha Elira Koka, zv/sekretare e përgjithshme e kryeministrisë.

Tashmë marrëveshja për ndërtimin e Portit të ri yahteve të Durrësit, ku pritet të happen 12 000 vende pune, 280 vende parkimi Yahtesh, e mbi 12 000 apartamenteve, kalon në seancë plenare, ku do debatohet rreth 6-orë.

Ora 12:44
Porti i Durrësit, Gështenja: Nuk jemi kundër investimeve, por ky projekt ‘vjen erë’! Pse nuk ka transparencë?

 

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka akuzuar qeverinë se nuk po bën transparencë për marrëveshjen për Portin e Durrësit. Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Gështenja thotë se PD nuk është kundër zhvillimeve tha se ky projekt i është një kompanie pa garë.

"Nuk jemi kundër investimeve që zhvillojnë vendin. Ajo që ne kemi rezerva dhe që vazhdojmë të ngremë zërin, është mënyra sesi procedon qeveria në investime kaq madhore. Mënyra sesi është proceduar, lë shije të keqe, kësaj pune i vjen era, ka nisu me Muhamedin dhe po përfundon me ramazanin. A ka pasur transparencë? Ka një vit që negocion qeveria, a ka transparencës. Materialet e ardhura që i janë bërë të ditura deputetëve janë të paplota. Ju thoni që ka projekt, unë them që nuk ka. Pse them është studim fizibiliteti i paplotë. A është marrë në konsideratë vlera e investimit për transferimin e portit të Durrësit në Porto Romano? Sa është kjo vlerë? A ka garë me një subjekt? Garë me veten", tha Gështenja. 

Ora 12:34
Duka te ‘Veprimtaria’: A i plotëson kushtet Porto Romano për port tregtar? Vengu: Ka ekspertizë, javën tjetër hapin tenderin

 

Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po zhvillohet diskutimi për Portin e Durrësit. Kreu i partisë Agrare Ambientaliste ngriti shqetësimin nëse Porto Romani i plotëson kushtet për t’u kthyer në një port tregtar. Drejtori i Autoritetit Potual Pirro Vengu thotë se analizohet çdo detaj, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do hapet tenderi për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano

Agron Duka: Është i papërshtatshëm porti në Porto Romano edhe për shkak të asaj. Nëse s’do kishim këtë logo kaq të rëndësishme, nëse do ishte kom tjetër a ka bankë s’bën Shqipëri që do të japë kredi kur ti e bazon suksesin e këtij investimi në realizmin e kontratave. Asnjë. Do jemi të lumtur ndoshta nga emri. Në fund të fundit bankat janë të forta, nuk pyesin fort.

Besart Kadia: Është shpjeguar disa herë, që porti i ri i Durrësit në Porto Romano nuk po bëhet pa strategji. Nëse një kompani ndërkombëtare që merret me ndërtimin e portit dhe ka bërë një plan, unë kam detyrën që ta besoj se ka ekspertizë. Royal thotë që mund të bëhet porti i ri, edhe nga pjesa teknike thotë që garanton se do jetë konkurrues me portet e tjera të Ballkanit. Të gjesh financim për një projekt kaq të madh nuk është e thjeshtë. Përveç kapitalit që do ketë kompania në fjalë ka edhe garantuesin që njeh dhe pranon se për realizmin e projektit do sigurojë garancitë financiare. Garantuesi do i vë në dispozicion investitorit dhe do mbajë të vlefshme. Garantuesi nuk do kryejë pa marrë. Përveç financimit që sjell Alabbar, ka kapitalin e tij ka edhe garantuesin. Në tërësi çdo projekt ka rrisqet e veta, po flasim për një sipërmarrje private. Me këtë marrëveshje dhe mënyra sesi është bërë negociata dhe duke ditur edhe kapacitete e investitorit këto janë çuar në minimumet e mundshme. Zhvillimi që do marrë do jetë pjesë integrale e qytetit.

Pirro Vengu, Drejtori Autoritetit Portual: Shumë shpejt hapet tenderi për portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano. Në fazën e parë të investimit të Alabbar nuk preket. Ndërkohë është planifikuar transferimi dhe po analizohet çdo detaj. A është Porto Romano, nëse mund të jetë vend porti tregtar? Në çdo vend serioz ka dhe port hidrokarburesh, qymyri, por edhe tregtar, nuk cenohet siguria. Rëndësi ka të mos jetë në mes të qytetit. Varianit me kolegët tanë holandez është i tillë që i jep vizion portit tregtar të Durrësit, jo vetëm në aspektin funksional si port, por dhe nga ana logjistike për ta bërë sa më të shfrytëzueshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tomi: 21/11/2022 14:00

    Mezzzziu i zi po te ishte ne pushtet do ja jepte fazllicit 100% e sigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?