Foto ilustruese

Sociale

Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve

24 Dhjetor 2024, 13:08| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 13:13

  • Share

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar rikthimin e normalitetin në sektorët e ndryshëm portual, përgjatë ditës së sotme. 

Në Terminalin e Pasagjerëve puna ka vazhduar normalisht duke bregëzuar pa probleme në orarin e parashikuar trageti “Rigel VII” ndërkohë që të gjitha tragetet e parashikuara për lundrim ditën e sotme do të vijojnë sipas orareve të parashikuara.

Aktualisht, veprimtaria përpunuese vijon normalisht në të katër terminalet, ndërkohë që të gjitha akset në hapësirat e Portit janë të aksesueshme pa pengesa në qarkullim dhe përpunim të mallrave.

Sakaq gjatë pasdites së sotme do të vazhdojnë lundrimet dhe peshkarexhat e vogla të cilat përgjatë 24 orëve të fundit nuk kanë zhvilluar aktivitetin e tyre normal.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?