Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e qindra turistëve nga e gjithë bota

1 Tetor, 17:08| Përditesimi: 1 Tetor, 17:35

  • Share

Kalendari sapo ka shënuar ditën e parë të tetorit, por anijet e mëdha turistike që ndalojnë në portin e Durrësit vazhdojnë të sjellin vizitorë të huaj.

Edhe pse vjeshta konsiderohet një sezon më i qetë, rreth 500 turistë amerikanë kanë zbarkuar në qytetin bregdetar përmes kroçierës “Seven Seas Voyager”. Pavarësisht muajit tetor, kjo nuk do të jetë anija e fundit turistike që viziton këtë vit.

Përveç siteve arkeologjike dhe historike të qytetit me një histori 3000-vjeçare, turistët do të eksplorojnë edhe destinacione të tjera të rëndësishme të turizmit kulturor, si Kruja, Tirana dhe Berati. 

Sipas burimeve pranë APD, në vitin 2025 pritet një rritje prej 20% të kroçierave turistike. Në tetë muajt e parë të këtij viti, porti i Durrësit është vizituar nga 450 jahte dhe megajahte, duke sjellë të ardhura të larta në buxhetin e shtetit përmes taksave të karburantit. Më shumë se 1 miliard lekë janë mbledhur nga janari në gusht, ndërsa deri në fund të vitit pritet që kjo shifër të rritet më tej, pasi jahtet luksoze të miliarderëve globalë e zgjedhin Durrësin për t’u furnizuar me naftë pa akcizë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?