Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës ka marrë pjesë në prezantimin e portit të ri tregtar të Durrësit. Aliu tha se ky port do të rrisë shkëmbimet tregtare mes Tiranës dhe Prishtinës duke qenë se do lidhet me hekurudhë Portin e Thatë në Kosovë. Aliu tha se është synim që porti i Durrësit të kthehet në epiqendër për grumbullimet tregtare në të gjithë rajonin. Ai theksoi se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime ekonomike si për Shqipërinë edhe Kosovën, duke theksuar se Prishtina do ketë një rol për shkëmbimet tregtare që do t’i marrë nga Durrësi dhe do të shkojnë drejt vendeve të rajonit, si në Maqedoni dhe me synimin për t’u shtrirë më pas në të gjithë Ballkanin.
“Ka progres edhe drejt korridorit 8, janë bërë hapa edhe në realizmin e studimit të fizbilitetit për lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinë. Janë hap ofertat dhe sëshpejti do kemi studimet e rezultatit të fizibiliteti. Kjo di na i hapë dyert që në be dhe kudo të ofrojmë si projekt lidhjen e portit të Durrësit me Prishtinën dhe Durrësin ta bëjmë të arët për gjithë regjionin, përmes korridorit 8, por edhe lidhjes hekurudhore. Prishtina do jetë qendër e shpërndarjes së këtyre kontejnerëve, që tani janë të lidhur përmes rrugës së kombit. Në këtë fazë, 30% e mallrave që vijnë në portin e Durrësit vijnë në Kosovë. Kur të bëjmë lidhjen hekurudhore që lidh Prishtinë me portin e Durrësit, pastaj shumë shpejt, në Sofie, Beograd, Shkup Selanik, do kenë mundësi që ky kapacitet aktual i portit të rritet edhe më shumë, por të rritet edhe qarkullimi në Prishtinë. Prishtina do jetë pikë që do i shpërndajë drejt rajonit”, tha Aliu.
Lajmi kryesor:
Prezantohet Projekti i Portit Tregtar të Durrësit në Porto Romano, Qeveria: Faza e parë kushton 390 mln euro, 46% investim i shtetit, pjesa tjetër me PPP
SI.E.//ReportTv.al