Kronikë

Nisi puna për Portin e ri turistik të Sarandës, Rama poston videon: Deri në fund të mandatit të tretë një tjetër nivel turizmi

10 Prill 2021, 08:29| Përditesimi: 10 Prill 2021, 08:47

  • Share

Përmes një videoje na Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dje se tashmë ka nisur puna për Portin e ri turistik të Sarandës.

Ai publikon pamjet se si do të jetë pas 4 vitesh ky port. Gjithashtu Kryeministri shprehet se niveli i turizmit në deri në fund të mandatit të tretë do të jetë një tjetër nivel.

"Mirëmëngjes me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë", shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë më parë në Lungomaren e Sarandës, tha se zhvillim për Sarandën do të sjellë dhe porti i jahteve, që do të krijojë një komunitet të rinj të huajsh. Ai thotë se për këtë të fundit gjithçka është organizuar dhe qeveria është vetëm në pritje të një kompanie.

"Por fillimi i portit turistik mbrapa, dhe kthimi i atij gjiri sot të braktisur, në një gji ku mund të ankorohen apo parkohen qindra jahte do bëjë që ekonomia përsëri të rritet. Gjithçka e organizuar, presim një kompani. Vetëm nga parkimi i jahteve do ketë komunitet të rinj të huajsh. Janë të mirëpaguar nga pronarët e jahteve që do jenë konsumatorë këtu”, pati thënë Rama.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Portokalli: 10/04/2021 11:14

    Ti mderrohet faqja Shqiperise,bravo

    Përgjigju
  • Pilolala: 10/04/2021 09:56

    Me duket si nji nga kto komplekset shabllone te turqise apo arabeve. Vetem si Saranda nuk duket. Gjithsesi, video eshte, ka ber plot video ky.

    Përgjigju
    • Futja kot: 10/04/2021 11:26

      Me mire mender di eshte tani apo jo? Hapni ore syte se mbetet duke nxjerre bishta ku Turqia ku ju

  • BBC: 10/04/2021 09:52

    Rrena. Nje tjeter "fshat turistik" alla Mane me beton per te kamurit. Ish baza ushtarake. Vjedhja e rradhes

    Përgjigju
  • Lexues: 10/04/2021 08:44

    Si gjithmone videooooo

    Përgjigju
    • kazu: 10/04/2021 08:52

      me mire Vidio se Kioska !!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?