Portier si ky nuk keni parë! Trajnerit i bëhen 'nervat kaçurrel' nga veprimi që askush s'e priste (VIDEO)

25 Shkurt 2019, 08:25| Përditesimi: 25 Shkurt 2019, 09:22

  • Share

Për disa çaste humori e për të tjerë acarimi, këto pamje u ofruan nga ana e Kepa Arrizabalaga portierit të Chelsea-s gjatë ndeshjen me Manchester City-n.

Sfida e luajtur mes dy skuadrave londineze në finalen e Kupës së Carabao-s duhej që të shkonte në pjesë shtesë e më pas me penallti që të nxirrte kampionen e kupës. Një supersfidë me plot emocione e tentativa për të fituar nga dy skuadrat u zbeh nga veprimi i pamend i bërë nga Kepa, portieri i bluve.
Drejtuesi i Chelsea-s Maurizio Sarri pasi ndeshja shkoi me penallti vendosi që të zëvendësonte Arrizabalaga me Kabajeron pasi 24-vjeçari pati një problem muskulor gjatë ndeshjes. 

Ky vendim duket sikur nuk i erdhi mirë Kepës dhe i revoltuar ai e refuzoi vendimin e teknikut, për gati 5 minuta ai nuk pranoi të dilte nga fusha e blertë por të bënte veprime që do ta acaronin tej mase Sarri-n.

Në fund pas shumë insistimeve ai doli nga fusha. Ende nuk dihen masat që do të merren për të pasi veprimi i tij cilësohet jo i pranueshëm nga drejtuesit e bluve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?