Etrit Berisha ka nisur sezonin e tretë te Torino, por 34-vjeçari sipas të gjitha gjasave do të lëvizë në këto ditë të fundit të merkatos.
Sportmediaset shkruan se Empoli është i interesuar për portierin shqiptar, pasi nuk ka garanci në prapavijë. Ende nuk dihet formula që Empoli kërkon ta transferojë, por vetë futbollisti që prej sezonit të kaluar kërkonte me patjetër të lëvizte, pasi minutat në Torino i ka me pikatore.
Gjithsesi Empoli nuk ka dhe shumë kohë në dispozicion, pasi më 31 gusht mbyllet merkato në Europë.
Komento