Leonardo Bonucci

Portieri i Union Berlin pret këmbën nga kanceri, Leo Bonucci i dhuron 10 mijë euro

19 Shtator, 21:55| Përditesimi: 19 Shtator, 21:59

  • Share

Portieri 19-vjeçar i Union Berlin, Berkin Arslanogullari vuan nga kanceri në kockë dhe mjekët u detyruan t'i prisnin këmbën e majtë për ta mbajtur në jetë. Me të mësuar për gjendjen e djaloshit, shumë futbollistë kanë bërë veprime konkrete dhe i kanë ardhur në ndihmë Berkin Arslanogullari dhe familjes së tij me shuma konkrete të ardhurash.

Edhe pse kaloi pak muaj në Gjermani me Union Berlin, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë, Leonardo Bonucci nuk ka nguruar dhe ka dhuruar 10 mijë euro për ish-portierin.

Veç tij, edhe Julian Ryerson i Borussia Dortmund, Haris Tabakovic i Hoffenheim apo dhjetra futbollistë të tjerë i janë bashkuar nismës për t'i ardhur në ndihmë të riut.

Të gjithë lojtarët kanë vendosur të marrin pjesë në mbledhjen e fondeve të Union Berlin për të ndihmuar Berkin Arslanogullari, operacioni i të cilit ishte i nevojshëm për shkak të avancimit të kanceri i zbuluar disa muaj më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?