Portieri gjerman Manuel Neuer me paraqitjen e djeshme në takimin Zvicër-Gjermani, thyeu një rekord, duke u bërë portieri më me shumë ndeshje të luajtura në Kampionatet Europianë, me plot 18 të tilla.
Rekordi më parë mbahej nga legjenda e Italisë Gianluigi Buffon me 17 paraqitje dhe më pas vinte ish portieri Holandës, Edëin Van Der Sar me 16 prezenca në Europianë.
Kampionati i parë për Manuel Neuer do të ishte ai i vitit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, ku Gjermania shkoi deri në gjysmëfinale për tu mundur nga Italia.
Gjithashtu në europianin e 2016 në Francë, panzerat shkuan sërish në gjysmëfinale për tu mposhtur nga vendasit. Ndërsa në 2016, gjermanët u eliminuan në 1/8 nga Anglia.
Tashmë Gjermania siguroi një vend për 1/8 të Euro 2024 si e para në grupin A dhe do të pres ditën e sotme për ndeshjet e grupit B ku ndodhet edhe Shqipëria për të mësuar kundërshtarin e radhës.