Siç Olen Çezari e kishte paralajmëruar, edicionit të pestë të Porto Palermo Festival i paprapriu një aktivitet sensibiluzues me në qendër ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë foto nga aksioni i pastrimit përreth kalasë dhe detit nga mbi 150 vullnetarë e zhytës të përkushtuar, në Porto Palermo.
“Shembujt që zgjojnë ndërgjegjen kolektive dhe kujdesin për natyrën meritojnë vëmendje të veçantë.
Dita 1 e Porto Palermo Festival nisi përtej skenës, me një akt simbolik por shumë domethënës: pastrimin e zonës përreth kalasë dhe detit nga mbi 150 vullnetarë e zhytës të përkushtuar.
Pastrimi i detit dhe i zonës përreth nuk është vetëm një punë fizike, por një akt ndërgjegjësimi, një mesazh dashurie për natyrën dhe një premtim për të ardhmen.
Edicioni i 5-të i Porto Palermo Festival sapo ka nisur”,- shkruan Gonxhja.
Edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, që zgjat deri më 17 gusht, mbledh emra të njohur të muzikës shqiptare si: Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Deshira Ahmeti, Anamaria Beqaj, Dren Abazi, Aurela Gaçe, Marsela Cibukaj, Eda Zari, Ardian Trebicka, Kastriot Tusha, Pasha Deejay, si dhe artistë të huaj si Carlos Paz & Sin Fronteras, Alberto Laurenti, Laraine Cañizares etj. “Porto Palermo Festival” synon njëkohësisht të të shërbejë edhe për promovimin e turizmit të qëndrueshëm kulturor në Shqipëri.
Komente
