'Portofino e Cinque Terre s'kanë asgjë më shumë se liqeni i Komanit e Dukagjini' Njihuni me Marjanën, vajza që la Italinë për bujtinën e saj buzë Drinit

28 Tetor 2023, 08:35| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 16:00

  • Share

Marjana Koçeku, iku në Itali për të mos u kthyer më në vendlindjen e saj Nënplep të Dukagjinit, buzë Drinit, por vetëm disa vite më pas rrënjët e thirrën dhe u kthye për hapur bujtin "Neomalësorja' dhe një blog online përmes të cilës njeh të huajt me ndodhitë e saj. 

I nisi studimet me ëndrrën të bëhej ambasadore e Shqipërisë në OKB-së. Udhëtimet në Europë i treguan dhe anën tjetër përtej iluzionit dhe e uli me këmbë në tokë.

"Ti mund të jesh studente, mund të jesh duke studiuar, por që në fund të fundit ti je një pikë uji në oqean se aty ka edhe qindra, mijëra të tjerë si ti dhe nuk po i intereson fort askujt prezenca jote në atë konkurrencë që ka Evropa. Dhe e “zhvesha” pak Europën prej atij iluzioni, u ula pak me këmbë në tokë, duke e prekur më qartë dhe sa më shumë që udhëtoja, aq më shumë më merrte malli për Shqipërinë. S’e kisha menduar kurrë, se kam ikur me qëllimin për të gjetur një mundësi për të mos u kthyer më kurrë se më kishte kapur edhe mua antipatia për Shqipërinë, që mendoj se është bërë shumë sëmundje sociale përtej pamundësive ekonomike që njerëzit i shfaqin si arsyen kryesore të largimit. 

Unë jetoja në Genova, që është një qytet portual dhe ka ndër atraksionet e famshme botërore të saj, si Portofino, Cinque Terre dhe unë e kisha mundësinë të udhëtoja me tren dhe për t’i parë nga afër. Ishin bukuri të jashtëzakonshme, por që kur ktheja kokën pas, thoja “Portofino nuk ka asgjë më shumë se liqeni i Komanit ku unë jam rritur; nuk ka asgjë  më shumë Cinque Terre se Dukagjini, madje është shumë më i bukur vendi nga unë vij sesa vendi ku unë jam sot si turiste. Por ajo që i ka bërë të bukura edhe tërheqëse për tërë botën, është se njerëzit, vendasit në radhë të parë, i kanë dashur, kanë besuar në këtë vend dhe i kanë vlerësuar dhe i kanë çuar në nivelin që kanë merituar gjërat e tyre.

Dhe kur provoja kuzhinën italiane thoja, “Uau si bëjnë për spagetin këta italianët”. S’është ndonjë shkencë e jashtëzakonshme, por ne kemi ushqime që kanë histori shumë më të madhe nga pas, një traditë, një metamorfozë historike që zbërthen histori brezash edhe stilesh jete dhe ne i kemi harruar, i nënvlerësojmë, madje ndihemi inferiorë prej asaj që është e jona, që na përket. Kjo më bëri t’i kthej më shumë sytë nga vetja dhe tek rrënjët dhe më bëri ta shoh me një sy krejt tjetër vendin nga unë vija. Vendosa të kthehem.."

Koçeku kërkoi nga kryeministri Rama që të rinjve tu jepet më tepër mbështeje me qëllim që ta gjej në rrugën e tyre këtu në Shqipëri.

Vendosi të hapë bujtinën "Neomalësorja' dhe një blog online përmes të cilës njeh të huajt me ndodhitë e saj. 

Për 5 vjet ata kanë qenë të vetmit që kanë operuar me turizmin në liqenin e Komanit. Sot thotë se fitohet më shumë se në emigracion.

"Mendoj që kush është i ri, kush ka energji, kush ka kapacitete fizike e mendore që t’ia vërë në dispozicion punës, kudo qoftë në emigracion, një pune të ndershme, ,por që është një punë me të ardhurat e zakonshme atje, e ka këtu në cilindo mal, në cilëndo luginë, në cilindo cep apo qoshe të humbur të Shqipërisë një copë tokë apo një gërmadhë dhe nuk i kushton vëmendjen dhe punën për të investuar, harron ose nuk kupton ose nuk ka parasysh diçka shumë të thjeshtë: fiton kështu më shumë se sa me atë punën e përditshme, të lodhshme, që është një punë që nuk e bën për kënaqësi por e bën se duhet të marrësh lekët që ti çosh në shtëpi, pa asnjë diskutim. Pra, nëse kursimet vendosen këtu, për këtë gjë, të sjell të ardhura më shumë se sa çdo lloj page e zakonshme në çdo lloj punëtorie apo fermer ku shqiptarët ofrojnë krahun e punës dhe një farë kualifikim. Nuk flas për ata që kanë biznese jashtë apo punë specifike të veçanta” tregon Koçeku 

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësen e re dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut.

“Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin të drejtat e njeriut, s’do ekzistonte barazia si parim mes burrit dhe gruas, s’do ekzistonin spitalet, s’do ekzistonin shkollat, asgjë, por ka bërë edhe dëme shumë të mëdha sepse politika e ka krijuar dhe “shtratin” e diktaturave, të genocidit, etj.  Politika kur është ajo për të cilën është krijuar, i kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa" tha Rama.

Ora 10:03
'Spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje' Ja çfarë mendon Rama për Shkodrën

Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë por dhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi

Një magji e krijuar nga Zoti por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura.

Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

 Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje, sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën. Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë," tha Rama në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë. Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.

Ora 09:27
VIDEO/ ‘Shihja hënën e kisha hall se po më hante ujku!' Rama tregon historinë e mikut që solli të dashurën amerikane në Shqipëri! Habia e frika kur pa banjon jashtë

Marjana Koçeku, sipërmarrësja e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja” ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në episodin e shtatë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim’’

Gjatë bashkëbisedimit tregon historinë e mikut shqiptaro amerikan i cili solli të dashurën e vet për ta njohur me Shqipërinë.

 "Më kujtove historinë e një mikut tim shqiptaro-amerikan që ka qenë shumë i vogël kur prindërit e tij kanë emigruar në SHBA edhe atje flet shqip disi dhe ra në dashuri me një vajzë që nuk kishte idenë se kush ishte Shqipëria dhe i tregoi Shqipëria është këtu e Shqipëria është aty. Dhe kur vjen për ta prezantuar me gjithë fisin, ajo kërkon të shkojë në banjë. Banjo ishte jashtë. Ishte dhe errësirë edhe ajo u pataks dhe mendoi që ky po bënte shaka apo po bënte ndonjë lojë. Mirëpo për fat - tha - atë natë kishte një hënë shumë të ndritshme edhe e çoj te dera dhe i thashë: Sweetheart, shikoje hënën. Është shumë e lezetshme kur e tregon ajo sot historinë sesi u tmerrua dhe thoshte: Çfarë hëne të shikoja, unë shihja hënën dhe kisha hall se po më hante ujku dhe nga brenda i bërtisja: Are you there? – Po, po këtu jam." tregon Rama 

Ora 08:54
'I kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa' Çfarë mendon Rama për politikën

 

Marjana Koçeku ishte e ftuar në podkastin “Flasim’’. Gjatë bashkëbisedimit kryeministri Rama dha dhe një koment për politikën dhe rëndësinë e saj në jetën e njeriut.

 'Për fat të keq politika është shpikja, sipas meje, më e bukur që ka bërë njeriu sepse pa politikën njeriu nuk do të kishte bërë asgjë në aspektin e bashkimit të forcave, të organizimit shoqërore edhe të adresimit të problemeve që shqetësojnë njeriun, por që njeriu vetëm s’i zgjidh dot kurrë. Natyrisht, politika ka bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Pa politikën s’do ekzistonte Europa e sotme, s’do ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’do ekzistonin të drejtat e njeriut, s’do ekzistonte barazia si parim mes burrit dhe gruas, s’do ekzistonin spitalet, s’do ekzistonin shkollat, asgjë, por ka bërë edhe dëme shumë të mëdha sepse politika e ka krijuar dhe “shtratin” e diktaturave, të genocidit, etj.  Politika kur është ajo për të cilën është krijuar, i kthen ujqërit në njerëz, kur përdoret për t’i bërë njerëzit ujq, bën katastrofa" tha Rama.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veneto: 28/10/2023 13:11

    Dukagjini asht perl, si nga natyra edhe nga kultura. Portofino jon qe nuk ka gje me shum, por AS qe i afrohet Dukagjinit. Dukagjini asht zenra e Shqiptaris. Vetem tradhtaret bezdisen nga ky Fakt.

    Përgjigju
  • Edvini: 28/10/2023 09:19

    Portofino dhe Cinque Terre nuk kane asgje me shume sesa Komani e Dukagjini??? Sikur asgje me shume te mos kene nga ana kulturore (hahahaha) dhe pejzazhistike (vertet?), mjafton shteti qe kane mbrapa per te bere diferencen: mjafton infrastruktura, rendi, drejtesia, etj. Ne Shqiperi, po qe se je i huaj policia nderhyn (si per ate pronarin e restorantit ne Vlore), perndryshe dy duar per nje koke… Nuk kam degjuar pronar restoranti ne Itali qe te ndjeke klientet per t’i rrahur. Si perfundim, jane kryesisht njerezit ata qe bejne diferencen midis Italise dhe Shqiperise.

    Përgjigju
  • Aleks: 28/10/2023 08:59

    Edhe dhelpra kur nuk arrinte rrushin thoshte qe eshte i pabere…… . Ambasadore e Shqiperise ne OKB si do behej apo do zhvendoste qendren e OKB ne fshatin e saj ????? Andej nga anet tona ne i themi Pordhe me rigon ………..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?