TIRANË- Nga prezantimi i Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri Edi Rama premtoi pagë mesatare 950 euro për mësuesit brenda pak muajsh.
‘Shpejt do të shkojnë mesatarisht 950 euro për të gjithë mësuesit brenda pak muajsh’- tha Rama.
Por, rritja e pagës nuk mjafton për të përmirësuar sistemin arsimor. Kryeministri Edi Rama foli për një reformim të sistemit të pagave dhe sistemit të kualifikimeve profesionale për mësuesit.
“Duhet të reformojmë sistemin, me mekanizmin e rritjes së pagës, çdo 5 vjet si rezultat I vjetërsisë në punë, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimesh, na duhet një sistem I besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh.’- u shpreh Rama.
Rritja e pagave, për Ramën nuk po bëhen vetëm për të përmirësuar sistemin arsimor, por për mes tij, për të luftuar edhe largimin e njerëzve për të punuar në Evropë.
‘Ka nisur një luftë pa armë po shumë e egër për kapitalin njerëzor. Ne po bëjmë Ekstra forco që njerëzit të kenë paga e mos të kenë diskutim që të rrinë këtu apo të ikin, dhe gjithmonë u fus edhe një element tjetër te llogaritë, fus kafen, të pish kafen në Gjermani që është si lëng gështenjash, ta pish vetëm e të paguash 5 euro biletën, ndërkohë që këtu e pi kafen në diell, edhe në ditë pune, është një llogari që duhet bërë.’- theksoi kreu i qeverisë.
Po ashtu kryeministri Rama kërkoi më shumë fonde nga organizatat për arsimin.
'Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme.’- tha Rama.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu foli për të rejat e këtij program kombëtar. Portofol digital për mësuesit ku do të regjistrohen kreditet e trajnimit të mësuesit dhe jo vetëm. Parashikohet dhe role të reja në shkollë, një prej tyre do të jetë mësuesi mentor.
'Brenda shkollës do të ketë mësues mentor I cili do I dedikohet tërësisht profesionalizmit të mësuesve dhe fuqizimin e kolegëve të tij. Synojmë të formohet rrjeti i mentorëve dhe lidershipit të shkollës” tha ministrja Manastirlu.
Përgjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që është një program në kuadër të Shqipëria 2030 me fokus teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, edhe te mësimdhënia, kryeministri Rama tha se do të vazhdojë shtrirja e digjitalizimit dhe laboratorëve smart në shkolla.
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, lançoi sot fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024-2025. Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishin Kryeministri Edi Rama, drejtues të partnerëve ndërkombëtarë në fushën e arsimit, mësues dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.
Ministrja Manastirliu tha se ky program synon të fuqizojë mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhënies.
“Me nisjen e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, brenda këtij viti do të trajnojmë mbi 4000 mësues të arsimit fillor si dhe mësuesit gjuhës shqipe, matematikës dhe shkencat e natyrës, për aftësitë digjitale dhe deri në vitin 2025, mbi 16 mijë mësues do të trajnohen me metodat efektive të mësimdhënies.”, tha Manastirliu
Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se "ky program nuk është thjesht një nismë më shumë, por një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të mbështetur mësuesit, profesionin e mësuesit".
Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përmirësojnë praktikat e tyre mësimore. Ky zhvillim përfshin krijimin e një portofoli digjital për mësues dhe përdorimin e platformave interaktive për trajnimin.
“Do të kemi një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, një sistem me shkallë të reja të kualifikimit, të lidhura me formimin e vazhdueshëm dhe incentivimin financiarë, sidomos kur flitet për mësuesit e ri dhe janë në hapat e parë të karrierës së tyre”, tha Manastirliu.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se një nga pikat kyçe të programit është edhe krijimi i Portofolit Digjital të Mësuesit, një inovacion që synon të përfshijë nga kredencialet për çdo mësues, regjistrimin elektronik të krediteve, certifikimin dhe vlerësimin periodik, deri te monitorimi i performancës së mësimdhënies në shkolla.
“Do të krijojmë Portofolin Digjital të mësuesit, i lidhur me formimin profesional, nga kredencialet elektronike, sistemi i kualifikimeve, regjistrimi i krediteve të trajnimeve të akredituara, dhe duke pasur këtu një pamje të qartë në sistemin e monitorimit të performancës të mësimdhënies në shkolla duke i dhënë dhe më shumë përgjegjësi shkollës, drejtorive të arsimit dhe Agjensisë së Standardeve dhe Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si garanci për zhvillimin profesional të burimeve tona njerëzore.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Gjithashtu, Ministrja, Manastirliu tha se ngritja e një platforme interaktive të trajnimeve, e cila do të përdorë inteligjencën artificiale për të ofruar plane të personalizuara të trajnimit, është një tjetër objektiv kyç. Në aspektin e zhvillimit të karrierës, programi synon të krijojë një model të ri të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të shoqëruar me incentiva financiare dhe për herë të parë ky program do të përfshijë role të reja të mësuesve në shkollë me mësuesin mentor të shkollës, i cili do të udhëheqë kolegët drejt zhvillimit profesional dhe shkollën drejt përmirësimit të performancës me synim krijimin e rrjetit të mentorëve dhe lidershipit të ri profesional të shkollës.
Kryeministri Edi Rama, në një takim për programin e zhvillimit kombëtar për arsimin bëri thirrje për kontribut më të madh për arsimin. Kreu i qeverisë shqiptare ju adresuar ADF (Fondit Shqiptar të Zhvillimit) që të hapë më shumë portofolin për arsimin.
‘BE duke kuptuar këtë nevojë dhe shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në historinë e vet ka vendosur që për një vend që nuk është vend anëtar i BE-së por është një procesin e negociatave instrumente të rinj financiarë të cilat deri dje mund ti gëzonin vetëm vende të BE-së. Tani me planin e ri të rritje ekonomike që ka bërë KE për vendet tona fale përpjekjes sonë, ne do të kemi mundësinë të vëmë më shumë financa në dispozicion dhe do të fokusohemi edhe te arsimi i cili edhe pse nuk është si sektorët e tjerë, është më strategjiku më i rëndësishmi nga të gjithë sektorët pasi është sektori ku garantohet si do të jetë e ardhmja.
Padiskutim ADF-në e kemi një partner të rëndësishëm, shpresoj që ADF-ja e cila ka bërë disa partneritete me sukses të padiskutueshëm të marri shembull nga qeveria shqiptare dhe të hapë më shumë portofolin pasi kanë akoma më shumë në portofolin e tyre. Duke parë se qeveria po bën ekstra forco për të adresuar nevojën që njerëzit tanë në këtë vend të ketë paga gjithnjë e më dinjitoze.
ADF-ja me siguri herët ose vonë, shpresoj më shumë herët se vonë do ta zgjerojnë pak portofolin e tyre që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tanid he falë bashkëpunimit me adf-në kemi edhe programin e shkollës së drejtorëve që vazhdon. Dua të mos harroj UNICEF-in dhe patjetër edhe fondacionin Soros, që vazhdon ndihmon edhe pse jo si më parë për hir të vërtetës. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishte në pushtet ata që sot e mallkojnë sot me pak po sidoqoftë në mënyrë të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë te tjerët.’- tha Rama.
Në një takim me mësues në kuadër të programit kombëtar të zhvillimit profesional, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama falënderoi bashkëpunimin me organizatat si dhe fondacionin Soros për kontributin në arsimin shqiptar. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se fondacioni Soros ka ndihmuar më shumë kur ishte në pushtet Sali Berisha, i cili sot e mallkon.
‘ADF (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) dhe shqiptarët e ADF-së duhet ta zgjerojmë pak portofolin e tyre, që megjithatë ka dhënë shumë rezultate deri tani, falë bashkëpunimit ADF-në kemi dhe shkollën e drejtorëve që vazhdon, falenderoj edhe Soros dhe Unicef. Ka pas ndihmuar shumë më tepër Soros kur ishin në pushtet ata që sot e mallkojnë, sot më pak, po sidoqoftë në mënyër të qëndrueshme dhe të arsyeshme. Ju siguroj se ky nuk është një moment si gjithë të tjerët.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformim të pagave në sistemin arsimor. Rama tha se për pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, me rritjen që është përcaktuar, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme
Kreu i qeverisë tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit dhe se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie. Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.
“Nuk mjafton vetëm rritja e pagave. Pagat për pak muaj do shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton. Prandaj na duhet të reformojmë sistemin për shembull, mek e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës si rezultat i rritjes së vjetërsisë në punë, duhet ta reformojmë komplet. Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek mbështetja e BE për vendin tonë, sa i takon fushës së arsimit.
“BE sot duke kuptuar këtë nevojë, këtë shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në histori ka vendosur për një vend që nuk është vend i BE, por është në procesin e negociatave me instrumente financiarë që deri dje mund ti gëzonin vetëm vendet e BE”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, foli për nevojën për të frenuar largimin e kapitalit njerëzor në arsim. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mundet që mos të reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëz dhe të fuqizojmë me sa mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor.
‘Ne do bëjmë gjithçka të mundemi që në këtë fazë të rrisim mbështetjen e gjithë anshme për shkollën dhe mësuesit. Është një kohë ku ka filluar një luftë pa armë por shumë e egër për kapitalin njerëzor dhe vendet më të zhvilluara të cilat sot për përballen me fenomenin e pandalshëm të plakjes, janë investuar për të marrë kapital njerëzor nga të tjerët ku të munden e sa të munden. Fuqia tërheqëse e tyre për kapitalin e vendeve si yni mbetet sfiduese për të gjithë ne. Oferta e tyre është shumë më e fortë se oferta jonë. Por ne nuk mundet dot që të mos reagojmë për të mbrojtur kapitalin tonë njerëzor dhe të fuqizojmë sa të mundemi cilësinë e kapitalit tonë njerëzor. Në një kohë shumë të largët mund të gjendemi përballë një situate të pamundur.
Pagat do të rriten dhe ndërkohë që ne jemi në kushtet kur mund ta vëmë shumë më tepër se dje potencialin e vendit tonë në dispozicion të familjeve shqiptare, përballemi me nevojën se çlirimi i këtij potenciali vë para të gjithëve ne nevojën për kapital njerëzor, për forca pune në të gjitha nivelet. Ky është një moment që kërkon shumë zgjidhje në të gjitha drejtimet. Fokusi tek arsimi është jetik.’- tha Rama.
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në takimin për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve tha se arsimi është një nga fushat që duhet të përmirësojë vendi ynë për t’u bërë pjesë e BE. Prandaj ai tha se BE do vijojë të mbështesë fushën e arsimit në Shqipëri. Ai vuri theksin se mësuesit duhet të jenë të mirëtrajnuar, si edhe duhet të përmirësohen kurrikulat.
Ai u ndal edhe në mbështetjet që BE jep për arsimin në Shqipëri, ku mes disa projekteve u ndal edhe në programin e BE që ka mbështetur rindërtimin dhe rehabilitimin e 64 shkollave.
"Arsimi është nga shtyllat e shndërrimit që do duhet të përmirësojë Shqipëria për tu bërë pjesë e BE. Mësuesit që janë të mirëtrajnuar, mbështetur dhe vlerësuar janë thelbësorë. Kjo përpjekje për të trajnuar mësuesit duhet të shkojë bashkë në formë paralele edhe me sfida të tjera, përmirësimi i kurrikualve, trajnimet profesionale, apo investimet për aftësi dixhitale, si edhe për të ecur më tej për kërkimin shkencor, jemi këtu për të modernizuar sistemin arsimor. BE ka rritur investimet në sistemin arsimor në Shqipëri, shembulli më i dukshëm është programi BE for Schools, kemi mbështetur rehabilitimin e 64 shkollave në Shqipëri. Tashmë 52 shkolla janë përfunduar. Nxënësit do përjetojnë një mjedis të ri dhe do përfitojnë nga kushte më të mira. Po investojmë edhe për nxënie gjithëpërfshirëse, që aksush të mos mbetet pas", tha Gonzato.
Ai u ndal edhe në Kolegjin e Europës, i cili ka hapur filial edhe në Tiranë, për të cilin thotë se është një mundësi për integrimin e të rinjve nga unioni dhe Ballkani.
“Ky institucion ka trajnuar ata që janë bërë poltikbërësit e BE.. Do hapen mundësi për të rinj nga BE dhe rajoni për të krijuar kontakte dhe për t’u integruar”, tha Gonzato.
Keto meritat,kualifikimet, kurset e programet qe do te jene baza per vlersimin e pagesen e mesuesve ngjajne me /ngritjet profesionale/ dhe /kategorite/ per punetoret e zakonshem ne kohen e Xhaxhit! Nuk jam kunder ngritjes profesionale,por pse i trajtoni mesuesit si punetore?!
PërgjigjuKreditet blihen me leke si fiq dhe nuk duhen marre parasysh fare, eshte turp te merren sic jane ndertuar. Dhe jam dakord me komentuesin para meje, diploma e Universitetit te Tiranes ne asnje menyre nuk duhet barazuar me diplomat e Elbasanit, Gjirokastres e Korces e Shkodres e Vitrinave e Kristalit e qofterive te tjera ku kane 30 vjet qe kercasin zarfat ndersa me pare ishin vetem Institute. Dhe kush ka mbaruar me korrespondence nuk mund te barazohet me ate qe e ka ndjekur normalisht. Rendit diplomat, pastaj fillo me bishtat e krediteve. Dhe fillo zbatoje ne ata qe ke zgjedhur drejtore e drejtues, se ky parim nuk eshte zbatuar.
PërgjigjuDo dali nje me korespondence dhe do trajnoje ata qe kane mbaruar Universitetin e Tiranes! Piramida e vlerave me koke poshte eshte kthyer! Obobo cfar behet ketu! Tja fusesh vrapit!
950 euro mesusve me muskuj dhe shkop gome sepse shkollat jan ber fole drogaxhinjsh o Edo , zbrit i her nga maja e fikut dhe shiko si rrijn cubat me cigare ne goj , me capuça ne kok dhe gjith te veshur me te zeza sikur kan ardh prej ferrit , rrit rrogat dhe kushtet e punes puntorve te krahut se ato po e mbajn shqiprin gjalle , hajde zemra se jemi ne 2024
PërgjigjuPo inflacionin sa do e rritesh? 1000 euro në muaj? S'ka lek që ndal njerzit të ikin. Të mungojnë të gjitha, veç lekut që duhet për korrupsionin ke.
Përgjigjuplere, masakroni ata qe punojne dhe vleresoni idiotet ! MALLKU QOFSHI !
PërgjigjuKalonin në një shteg të ngushtë mali, gomari para ,pas gomarit kali. Të dy ngarkuar me thasë mirë, nga vapa të munduar e djersirë. Fshatari donte shpejt në fshat të arrinte, ndaj kalit vitheve me shkop i binte. Por kali më në fund durimin humbi, e ngriti bishtin dhe samarin tundi. Hej mbaj dorën se pastaj ta hedh përdhe samarin, ti para meje pse ma nxjerr gomarin? E nga të vete s'di fare unë i ngrati, kur rrugën ma ka zënë veshgjati. Përpara nxirrmë mua të mos vuash, dhe rrih pastaj gomarin sa të duash. Kështu e ka kjo botë e mjerë e marrë, Përpara nxjerrin veç gomarë.
PërgjigjuFiks! Ata me UT rrine rrugeve,dhe injorantet japin Mesim! Dhe Kryeministri do hapi kurse per ti mesuar injoranteve se si te japin mesim me trajnime! Kjo eshte marrezi! Shiko Diplomat o Komandant! Nuk behesh mesues cilesor nga trajnimi, por nga Shkollimi qe ke bere!
Mbeshtetja per arsimtaret eshte nje kembe per te permiresuar mesimdhenien dhe te rritet mesimnxenia.Pa nje kerkese te "forte" te punes te mesuesave nuk mund te ngrihet arsimi,ku kerkohet edhe ndergjegje nga ata (mesuesit e kontrolloret).Per sa kohe qe do te shihet vleresime,ku nxenesit e nje klase te jene me noten mesatare ne te gjtha lendet 9,5tregon se dicka nuk shkon.Per aq kohe sa provimet e matures e te lirimit (pas klases se 9-t)do te kopjohet e s'ka meritokraci nuk bejme dot arsim cilesor.kontroll e vetem kontroll.
Përgjigju100 I sakt jeni ,nuk I heq dot presje komentit tuaj e them nga experienca ime me femijen ne Shkolle Shqiptare. Ne shqiperi ne 99% te Resteverwertung vlersohen hunjt dhe gomaret nxenesit cilesor duan ti denigrojne ,si perfundim cilesoret ikin dhe mbarojne jashte dhe bota qe jua di vleren I vlerson per ate qe vlejn.
Po e vertete eshte MESUESIT DUHET TE PAGUHEN NE BAZE TE MERITES! 100 Here ta kemi thene I barazove te gjithe Universitetet! Fillo nga vleresimi i Diplomes njehere, se ai qe ka mbaruar ne UNIVERSITETIN E TIRANES, nuk mund te jete njelloj me nje qe e ka blere diplomen me korespondence! Kjo eshte merita e pare qe duhet tu n johesh mesuesve! 1)CILESIA E MESIMNXENIES! Se i ke barazuar diplomat Zotrote!
PërgjigjuSi mund te flase per reforma apo ide te zgjuara,mjaft me deshtimet e radhes. Per aq kohe sa ,drejtoret jane 25 vjecar qe "drejtojne" punetoret me 25 vite eksperience pune , nuk ben hajer asnje drejtori ne cdo segment te administrates.Vendos njerezit me eksperience pune dhe jo eksperiment me punen.
PërgjigjuLeri pallavllarat more genjeshtar. Vetem patronazhistet doni te futni ne pune kur nje person qe e meriton me se miri. Te jep mesim mesuesja qe zdi as emrin ta shkruaje lere pastaj te jap mesim ajo se qfar mund te mesosh nga nje person te punesuar nga partia dhe jo nga profesionalizmi.
PërgjigjuGënjeshtra me e madhe rritja e pagave, punonjës shërbimesh 450mij leke rroge, dhe pune 8 ore pa asnje shkelje ligjore, drejtorat 1.5 milion lek rroge, kjo eshte disbalanca me e madhe.
PërgjigjuBoll me genjeshtra se sipas teje duhet te ishin rritur shume her edhe me shume leke po ata qe kane njerez ne arsim e thone qe tallet me ne dhe leket perfundojne per patronazhistet. Ju vetem 2.000 leke te reja u ngritet dhe u keni nxjerr namin dsikur u keni ngrit rrogen. Pije te paster ate qe pi te pakten mos flasesh percart.
PërgjigjuRrofsh oj Sude. Leri reformat se i pame ku dolem. Ju i keni bere arsimit ate qe s'ja kane bere te gjithe qeverite te marra sebashku ne keto 30 vjet.S'le patronazhist e patronazhiste pa bere mesuese ne shkolla mgjth nuk dijne te shkruajne as emrin e vet. Shkaterrove arsimin me keto reforma. Tekstet cope, mesuesit te pamotivuar dhe cope cope dalin keto breza pastaj...
PërgjigjuLerini keto budalliqe,pqguani mesuesit boll hapet vende pune per fushata per miq taraqfe antar partie etj.Paguani mesuesit denjesisht se i keni lene si fakira.Rroga mesuesit duhet te jete mbi 1 milion leke.
PërgjigjuPo na nxjerr maloin e Rrapush Xhaferrit …!!
PërgjigjuLeri pallavrat o mjeshter. Jepi mesuesit dinjitetin qe I takon dhe jo ta neperkembin nxenesit qe Reine me telefona gjithe ores. Ngriji mesuesit rrogen o mjeshter qe te vije me deshire ne pune dhe I motivuar dhe jo sepse thjesht merr rrogen. Çfare mentori do I cosh mesueses se kl 1 qe ka 30 vjet pune apo do I çosh komisaren e parties. Per vete I ngritet dyfish me nje te rene te lapsit per mesuesin ke 11 vjet qe premton dhe e rrit me 700 lek me 1100 lek tani thua 900 euro ( euro 1=100) kur ta besh 900 euro prap mesues 72000 do marri ne dor o mjeshter por leri demagogjite por rrite rrogen te te ngrihet % PISA
Përgjigju