Receta

Portokalopita, ëmbëlsirë greke

17 Janar, 13:31| Përditesimi: 17 Janar, 13:34

  • Share

Përbërësit:

500 gr petë të holla

4 kokrra vezë

200 gr sheqer

200 gr kos të trashë

200 ml vaj ulliri ose vaj luledielli

200 ml lëng portokalli të freskët

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji pluhur pjekje

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Lëkura e grirë imët e 2 portokajve

Përgatitja:

Për shurupin:

400 ml ujë

300 gr sheqer

1 shkop kanelle

Lëkura e 1 portokalli

Presim petët në copa të vogla (me dorë ose gërshërë kuzhine) dhe i lëmë të thahen për 1-2 orë, derisa të bëhen pak më të brishta. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Në një tenxhere përziejmë ujin me sheqerin, shkopin e kanellës dhe lëkurën e portokallit. E lëmë të ziejë për 5-7 minuta derisa të trashet pak. E heqim dhe e lëmë të ftohet. Nisim me përgatitjen e ëmbëlsirës duke rrahur në një tas të madh vezët me sheqerin derisa të bëhen të shkumëzuara. Shtojmë kosin, vajin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. Bëjmë një përzierje të mirë duke shtuar sodën e bukës dhe pluhurin e pjekjes. Në fund shtojmë petët e thata dhe i përziejmë butësisht derisa të përthithen mirë. Vendosim masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40-45 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

Sapo ëmbëlsira të dalë nga furra, i hedhim shurupin e ftohtë duke e shpërndarë gradualisht. E lëmë të pushojë për 2-3 orë që të përthithë plotësisht shurupin.

A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?