Portretet e 100 'Heronjve të popullit' në Bulevard, studiuesit: Mes tyre ka ish-sigurimsa, të rishikohen titujt!

4 Nëntor 2019, 16:39| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 19:49

  • Share

Ekspozimi i 100 portreteve të “Heronjve të Popullit” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri ka ngjallur diskutime. Historianë edhe studiues teksa e cilësojnë një hap të nxituar të Komisionit Ndërshtetëror, që merret me miratimin e aktiviteteve festive për 75-vjetorin e çlirimit të vendit, shprehen, se ata u janë referuar vëllimeve “Yje të pashuar: dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare”, që është i hartuar me shumë pasaktësi. Drejtori i Institutit të Krimeve Kundër Komunizmit Agron Tufa, më tej e cilëson këtë ekspozim një vendim të nxituar, pasi mes tyre ka përfaqësues të sigurimit të shtetit, që janë vrarë me shqiptarët.

“Unë mendoj se do të kishte dhjetëra forma për të kujtuar denjësisht Luftën Antifashiste, që nuk është kurrsesi pronë e komunistëve, sepse ka nisur që në 7 prill. Mendoj se kjo është forma më barbare e kësaj ikonografie, që i ka dalë boja në vite. Të gjitha ato portrete janë përzgjedhur nga volumet e “Yjeve të pashuar”, që hartoheshin me plotë gënjeshtra edhe pasaktësi. Por midis tyre ka figura që janë vrarë duke vrarë shqiptarët. Ky është provokacioni më i rëndë që bëhet me rastin e çlirimit edhe njëkohësisht pushtimit të brendshëm të Shqipërisë”.

Tufa mendon se nuk duhet festuar çlirimi i vendit, duke provokuar një masë të madhe të popullatës.

“Në atë varg portretesh kemi përfaqësues të sigurimit të shtetit, që janë vrarë me shqiptarët. Të rënë në luftë me kë?Nëse nuk janë vrarë me pushtuesin e huaj, disa nga portretet e ekspozuara bëhen për qëllime shantazhi. Mes tyre mund të përmendim, Hysen Micolli është vrarë në vitin 1945, duke ushtruar terror vrasje edhe gjenocid në Malësinë e Madhe përballë luftëtarëve të Prek Calit; Nuri Luci është vrarë shumë vonë; Baba Faja Martaneshi është vrarë në sofër, sepse deshi që të prishë rregullat e fesë bektashiane etj. Edhe një pjesë e partizanëve janë vrarë në aspekte të përndezura civile nuk kanë rënë nga okupatorët. Çdo gjë jashtë kësaj nuk përbën akt heroizmi. Përse nuk janë ekspozuar edhe portretet e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Koçi Xoxes etj. Është një hipokrizi e gjitha”, shpjegon Tufa.

Drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido sqaron rolin e institucionit që ai drejton në këtë iniciativë. “Zyrtarisht DPA është institucioni më neutral që ekziston në Republikën e Shqipërisë edhe nuk mund të diskutohet kur aktivitetet organizohen nga të tjerë edhe ne japim kontributin tonë. Përzgjedhja është e ftohtë edhe neutrale pa hyrë ne debatin politik apo historik që shpeshherë në këtë vend e kemi shumë përemër. Në rastin konkret janë fotografi janë të përzgjedhura nga emrat e atyre që mbajnë titullin hero i popullit dhe janë ekspozuar. Sa mbajnë titullin hero, në kuptimin e arkivit ata janë heronj. Ne nuk mund të bëjmë përzgjedhje  edhe interpretime historike”, thotë Bido.

Sipas Bidos, ata që përzgjedhur edhe janë vendosur nuk kanë pas pozicione udhëheqëse në Shqipërinë komuniste edhe mbajnë titullin “Hero i popullit”.

“Debatin e ndërtojmë keq si shoqëri. Nëse ti ekspozon një figurë që ka titullin hero apo nëse nuk e ekspozon kjo nuk e bën atë jo hero. Nëse është sot për t’u debatuar edhe le të nisi ky debat, të shohim titullin Hero i Popullit. A mund të ketë heronj që nuk janë  të shpallura? Padyshim. Përse nuk ngremë këtë debat, se çfarë duhet bërë në mënyrë thelbësore, por futemi në debate përçarëse të shoqërisë shqiptare”, thotë Bido, i cili shton edhe se, portretet që janë ekspozuar në bulevard, janë ata emra që janë, për shkak edhe sepse të shumë heronjve të tjerë, nuk ekzistojnë fotografi.

“20 mijë dëshmorë, është një pretendim për të cilin historianët kanë rënë dakord, që nuk janë kaq. Ata që kanë titullin hero lista është shumë më e vogël. Nga kjo listë është ajo që ka qenë baza e përzgjedhjes për figura që janë ekspozuar në Bulevardin Dëshmorit e Kombit, që është lidh edhe me disa momente teknike, si për shembull të atyre që kemi fotografi apo të atyre që kanë qenë njëherazi edhe dëshmorë. Këtu kemi të bëjmë me një komision ndërshtetar, ndër të cilët është dhe një listë me figurat që mbajnë këtë titull, që është përpunuar edhe nga specialistët e arkivit”.

Por, Bido vijon, se debati nuk duhet ndërtuar siç po ndodh aktualisht, por duhet menduar për të rishikuar titujt.  

“Historia po rishkruhet. Problemi është kur nga rishkrimi shkojmë në debate, që nuk janë produktive. Institucionet e mbulojnë këtë lloj fenomeni. Ne kemi një listë të atyre që mbajnë këtë titull. Le të rishihet titulli “Hero i popullit”.

Para 5 vitesh gjatë vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit  u ekspozuan portretet e 44 martirëve të krishterë, të dënuar edhe burgosur gjatë regjimit komunist.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Velo partizani: 04/11/2019 22:46

    75 vjetori i clirimit.ekspozohen ata qe njihen boterisht si clirimtar.tufa mund te ket te drejt kur thot qe edhe ballistet luftuan po ky p.dh some harron te permendi pastaj bashkepunimin e ballisteve me gjermanet.hajt po ja marrim te mireqene ballistet luftuan italianet.por si i behet bashkepunimi me nazistet.2 krahe.nazizmi dhe aleatet.tani ne gjith boten kush bashkepunoi me nazistet i varen prej koqesh populli vet.edhe ktu ashtu ndodhi.e esht normale.po ama se cndodhi mbas 44 esht pun tjeter dhe se cndodhi deri ne nentor te 44 esht tjeter.po flasim.per luften jo se cu be mas lufte.e gjat luftes ballistet ishin bashkepunetor te nazizmit e partizanet krah aleateve.ishin komunista do thuash o tuf palloshi.po ishin.edhe ruset te till ishin por ama jau mohon njeri luften ? Jo pra ik bej cicin .u takon ta ken foton atje edhe enveri edhe koci xoxe edhe mehmet shehu sepse oavaresisht se e dhjen si puna stalinit mas lufte udhehoqe luften kundra nazizmit ne shqiperi.prandaj bej ndarjen o pallosh .spo respektohen se vran e internuan masi lajthiten po respektohen per periudhen kur luftonin nazizmin

    Përgjigju
  • Lui: 04/11/2019 16:57

    Ata respektohen si luftetar kunder pushtuesit nazifashist, dhe jo per “punen” qe kane bere ne nje pjese te jetes. Se sipas kesaj llogjike qe keni ju i bie qe as Beethoven nuk duhet konsideruar si nje nder kompozitoret me te medhenj te te gjitha koherave sepse ai ne nje pjese te jetes ishte i shurdhuar..

    Përgjigju
  • tini: 04/11/2019 16:49

    Agron Tufa nuk je te drejte te gjykosh ti luften por po deshe bej Referendum dhe shumca te vndose per clirimin e vendit.Ballstet do mbeten turpi i Luftes bacional clirimtare.Abuzuat me te perndjekurit tani doni te mohoni dhe luften antifashiste.Nuk jeni shimice por pakce qe kerkoni qiqrra ne hell . Fatin e luftes e vndosi populli shqiptar dhe nuk diskutohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?