Praia do Norte në Portugali bëhet për të disatën herë pjesë e edicioneve të lajmeve anembanë botës. Në arenën e rrezikut të pashmangshëm, sërfisti portugez, 51 vjeçari Salvador Villas Boas u përpi nga një dallgë gjigande që “vraponte” drejt bregdetit shkëmborë me shpejtësi 50 km/orë.
Në videon e regjistruar në vendngjarje, skena filmike më së shumti ngjan me filma sesa me një ngjarje reale. Pasi u rrëzua dhe tentoi t’i largohej “murrit” më madh të ujit, në ndihmë të portugezit të pashpresë, me motorr uji erdhi Ramon Laureano, një nga antarët e ekipit të shpëtimit, i cili e kapi pas vetes Salvador Villas Boas dhe tentoi të largohej.
Por dallga gjigande i “gëlltiti” të dy duke nxjerrë jashtë loje dhe mjetin e shpëtimit. Fal afërsisë tashmë me bregun dhe rrymave të forta, ata ia dolën të mbërrinin gjallë dhe të padëmtuar në stere. Për serfistët që frekuentojnë Nazare, ajo ishte dallga më e madhe e të paktën 20 viteve të fundit kurse sakrifica e Ramon Laureano ishte heroike.
Praia do Norte, në afërsi të fshatit të peshkimit në Nazare, u bë e famshme në botë për dallgët e mëdha në vitin 2011, kur sërfisti amerikan Garrett McNamara vendosi rekord botëror për kapërximin e dallgës më të madhe të asaj kohe, 78m e lartë, rekord që u thye në vitin 2017 nga sërfisti brazilian Rodrigo Koxa, i cili kapërxeu dallën më të madhe në botë, 80m e lartë.
Përgatiti Ilir Çuçi
Komente
