Bota

Portugali, tramvaji historik 'Gloria' del nga shinat! 15 të vdekur dhe 20 të lënduar në Lisbonë, mes tyre edhe një italiane (VIDEO+FOTO)

3 Shtator, 21:00| Përditesimi: 3 Shtator, 22:53

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku tramvaji historik 'Gloria' në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas.

Aksidenti ka shkaktuar të paktën 15 të vdekur dhe rreth 20 të plagosur, mes tyre edhe një italiane fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.  

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë dramatike, ku tramvaji që transporton qytetarë dhe turistë, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Ekipet e emergjencës u angazhuan menjëherë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.

Në momentin e aksidentit, në tramvaji ndodheshin 43 persona.

Paraprakisht raportohet se një nga kabllot e tij u këput rreth orës 18:00 dhe më pas tramvaji u përplas me një nga ndërtesat ngjitur me shinat.

Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike.

Zyra e presidentit të Portugalisë ka reaguar përmes një deklaratë duke shprehur ngushëllime dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo tragjedi.

"Lisbona është në zi. Kjo është një tragjedi e paparë në qytetin tonë. Është koha për të vepruar dhe për të ndihmuar. I falënderoj të gjithë për reagimin e tyre vetëm brenda pak minutash. E vetmja gjë që mund të them është se është një ditë vërtet tragjike",  tha Carlos Moedas, kryebashkiaku i Lisbonës, i cili mbërriti në vendngjarje

"Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave", shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

Ky tram historik në Lisbonë, i quajtur “Funikulari Gloria”, është një nga pamjet dhe atraksionet turistike më të famshme në Lisbonë. U hap në vitin 1885 dhe u elektrifikua tre dekada më vonë.

V.GJ /Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Third world: 03/09/2025 22:09

    Ka mbaruar Portugali , bote e trete ! Ngushéllime viktimave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?