Portugalia bllokoi shitjen e një vile 10 milionë euro në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich.
Prona ndodhet në resortin ekskluziv të Quinta do Lago në Algarve dhe shitja sipas raportimeve ishte bllokuar që prej 25 marsit me kërkesë të Ministrisë së Jashtme të Lisbonës.
Miliarderi rus Abramovich, i cili po vuan nga sanksionet ndërkombëtare pas nisjes së luftës në Ukrainë, u përpoq të shiste vilën 15 ditë para fillimit të ofensivës së Moskës përmes agjencisë “Millhouse Views LLC”, e cila është me seli në Delaware (SHBA) dhe është pronë e tij, sipas raportimeve të gazetës “Publico”.