Portugalia do mbështesë Ukrainën duke dërguar tanke të prodhimit gjerman.
“Portugalia do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë”, tha sot kryeministri António Costa , duke shpjeguar se ai është në bisedime me Gjermaninë për të marrë pjesët e nevojshme për të riparuar tanket që aktualisht janë jashtë përdorimit në forcat e armatosura portugeze.
Kryeministri nuk specifikoi se sa do të dërgohen.
“Aktualisht po punojmë që të mund të japim disa nga tanket tona”, tha Costa gjatë një udhëtimi në Republikën e Afrikës Qendrore. Admirali António Silva Ribeiro, kreu i forcave të armatosura portugeze, tha muajin e kaluar se Portugalia kishte 37 tanke Leopard 2, por është raportuar gjerësisht në mediat lokale se shumica janë të papërdorshme
Lajmi kryesor:
Lufta/ Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse Kievi sulmon rajonet ruse! Von der Leyen: Sanksionet e reja për Rusinë deri më 24 shkurt
F.D//ReportTv.al