Portugali-Francë/ Martinez u gjen pika të dobta 'gjelave': Kanë hapësira mes linjave! Ronaldo e Pepe priten sërish titullarë

4 Korrik, 14:47| Përditesimi: 4 Korrik, 16:00

  • Share

Cristiano Ronaldo dhe Pepe do ta nisin sërish nga minuta e parë me Portugalinë. UEFA thotë se trajneri Martinez do ti besojë sërish 39-vjeçarit në sulm dhe 41-vjeçarit në mbrojtje edhe pse përballë do ketë superfuqinë e Francës. Kjo në një kohë kur dy futbollistët u kritikuan jo pak pas përballjes me Slloveninë në 1/8. Ronaldo për penalltinë e humbur, ndërsa Pepe për gafën që desh i kushtoj Portugalisë eliminimin në minutat e fundit.

Trajneri i Portugalisë Martinez thotë se luzitanët janë gati për të përballuar Francën, që sipas tij pikë të dobët ka hapësirat pas linjave. Në intervistën e tij Martinez përmend edhe penalltitë, ndërsa trajneri i Francës Deschamps pohon se ‘gjelat’ duhet të jenë solid në këtë përballje, pasi tani kundërshtarë janë ekipe që ashtu si Franca kanë lojtarë me shumë kualitete. E vetmja mungesë nga të dy ekipet është Rabiot për ‘gjelat’, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Të dy kombëtaret, që përballen të premten në orën 21:00 në Hamburg, kanë si qëllim fitimin e Evropianit. Deri më tani Portugalia ka arritur ta bëjë të vetin trofeun në një rast në 2016, ndërsa Franca e ka fituar dy herë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?