Kronikë

Posedonin lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje, në pranga dy 19-vjeçarët në Durrës

19 Gusht 2024, 09:04| Përditesimi: 19 Gusht 2024, 09:43

  • Share

Durrës- Dy 19-vjeçarë nga Shënavlashi i Durrësit janë arrestuar në flagrancë në afërsi të Stacionit të Trenit pasi akuzohen për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Të rinjtë me inicialet G. D., dhe A. L., shisnin lëndë narkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës.

Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë dhe makinën që ata përdornin për shpërndarjen e drogës.

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndënarkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", ka finalizuar operacionin policor të koduar Last Dinner”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?