Persona të paidentifikuar nga policia kanë dëmtuar varrezat në fshatin Luz të Fushë-Krujës, duke vjedhur hekurat rrethues, pllakat e mermerit dhe vazot e gurta ku vendosen lulet.
Banorët e fshatit e quajnë këtë akt si një veprim çnjerëzor dhe të ulët dhe i bëjnë thirrje bashkisë që të vendosë një roje për varrezat, pasi rasti sipas tyre është i përsëritu.
''Një gjest i ulët dhe anti-njerëzor, poshtërsi e hajnave që na kanë shqetësuar shumë. Sesi do të sensibilizohen këta njerëz unë nuk e di", tha një banor
'Këta janë hajdutë të këqij, por të shembesh varret kjo është e fundit, nuk ka ku të shkojë më keq, tani filluan dhe me tubat, por tubat janë ngulur në mermer kështu shkatërrojnë dhe mermerin', tha një banor
"Problem e kemi bërë disa herë në polici, bashkia duhet të marrë masat pasi nuk është hera e parë që këtu vjedhjet. Është vjedhur është vjedhur gjeneratori i kishës, pompa e kishës, hera e dytë që janë dhunuar varret. Bashkia duhet të vendosë një roje", tha një tjetër banor
Hekurat e vjedhura në të shumtat e rasteve shiten në pika skrapi.
Komente

Hahahahahaha po varret pse, çar duan të vjedhin brënda në varr këpucët?
PërgjigjuKur villen dhe perdhunohen varret ç'fare pret nga ky popull?
PërgjigjuEDHE KESHTU si I bejme ne varret me mermer,,nuk behet ,,nuk jemi kaq I pasur sa te mbulojme cdo gje me mermer,,,mermeri kushton,,,ne amerike nuk I bejne keshtu ,,,vetem nje cope guri me emrin tek koka,,kaq ka ,,...
Përgjigju