Post- Brexit, të dyja palët deklarojnë fitore

25 Dhjetor 2020, 12:50| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 15:01

  • Share

Pas negociatash maratonë për një marrëveshje tregtare pas Brexitit Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe arritën të bien më në fund dakord. Marrëveshja rregullon marrëdhëniet e ardhshme midis Londrës dhe Brukselit pasi Britania e Madhe të largohet nga BE. Ajo parashikon tregti pa tarifa doganore dhe pa kufizime sasiore. Tani që u arrit marrëveshja, ajo duhet të kthehet në ligj. Parlamentet në Britaninë e Madhe dhe Evropë duhet ta ratifikojnë marrëveshjen.  Megjithatë të dyja palët po e trumbetojnë atë  si një fitore të tyre. Por

 "The clock is no longer ticking."

Këto ishin pak a shumë fjalët e para nga goja e kryenegociatorit të BE, Michel Barnier, ndërsa ai njoftoi se  është arritur marrëveshje e tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk ka më kërcënime të paqarta "pa marrëveshje"; jo më shumë pasiguri për marrëdhëniet e ardhshme.  Ky ishte një moment historik. Një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për të dy palët, tha Komisioni Evropian.

Por do të duhej të keni qenë gjysmë të fjetur për të kuptuar ndryshimin e fortë të tonit midis njoftimit triumfalist të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe deklaratës së zymtë nga Komisioni Europian. Për Johnson, 1 janari paralajmëron një lloj rilindjeje për vendin jashtë BE-së.

Për Brukselin, i gjithë ky proces negociues ka qenë - siç u përmblodh sot nga ministri i Evropës i Finlandës – një përpjekje për kufizimin e dëmit.

Votimi i Brexit në 2016, që çoi në humbjen e një vendi anëtar kaq të rëndësishëm, ishte një shuplakë e madhe për BE. Qëllimi i saj që nga ajo kohë ka qenë të nënshkruajë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar që mbron interesat e biznesit dhe të sigurisë së BE - por jo aq avantazhuese sa të tundojë vendet e tjera anëtare të largohen nga blloku.

Traktati duhet të ratifikohet ende. Parlamenti britanik mund ta ratifikojë brenda këtij viti. Teksti duhet të miratohet nga kryeqytetet e BE para fundit të vitit. Secili vend ka një veto, megjithëse nuk pritet ta përdorin atë. E njëjta gjë vlen edhe për Parlamentin Evropian.

Udhëheqësit e BE-së nuk kanë harruar klauzolat e diskutueshme që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar futi në Projektligjin e saj të Tregut të Brendshëm këtë vjeshtë, duke shkelur Marrëveshjen e Shkurorëzimit të Brexit, nënshkruar me ta më pak se një vit më parë.

Ora 13:00
Ambasaadorët e BE-së fillojnë diskutimet e marrëveshjes së BREXIT

Ambasadorët e Bashkimit Evropian, kanë filluar të diskutojnë sot marrëveshjen e arritur ditën e djeshme mes Britanisë dhe Bashkimit Europian, pavarësisht festimeve të Ditës së Krishtlindjeve. Ata do të analizojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë që blloku arriti me Britaninë pas nëntë muajsh negociatash.

"Shtetet anëtare të BE-së do të fillojnë të rishikojnë 1,246 faqet e marrëveshjes, BE-MB dhe të vazhdojnë me këtë  vlerësim gjatë ditëve të ardhshme," shkroi zëdhënësi i Presidencës Gjermane të BE Sebastian Fischer ndërsa takimi filloi.

Që marrëveshja të hyjë në fuqi, 27 vendet e BE do të duhet të mbështesin unanimisht marrëveshjen, një parakusht për miratimin e saj ligjor.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?