Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen

Post–Brextit ende pa marrëveshje, Mbretëria e Bashkuar së shpejti jashtë BE-së

10 Dhjetor 2020, 12:29| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:31

  • Share

Darka e Boris Johnson me shefen e BE Ursula von der Leyen, e cila synonte dhënien fundit të ngërçit tregtar të Brexit  ka përfunduar pa marrëveshje.

Doëning Street tha se ende ekzistojnë diferenca të mëdha, por bisedimet do të vazhdojnë deri të Dielën nëse mund të arrihet një marrëveshje. Von der Leyen tha se të dy palët ishin ende "larg njëra-tjetrës".

Bisedimet midis kryenegociatorit të Mbretërisë së Bashkuar Lord David Frost dhe Michel Barnier të BE do të rinisin në Bruksel .

Të dy negociatorët morën pjesë gjithashtu në takimin tre-orësh të darkës midis dy udhëheqësve. Koha po mbaron për të arritur një marrëveshje përpara 31 Dhjetorit, kur Mbretëria e Bashkuar do të braktisë tregun e përbashkët të BE. Mospajtimet kryesore mbeten mbi të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së biznesit dhe mënyrën se si do të monitorohet marrëveshja.

Darka u pa si një mundësi e fundit për të punuar në pikat kryesore të qëndrimit dhe që të dy palët të përpiqeshin të gjenin një gjuhë të përbashkët.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?